Magjia e Mollës dhe misteret që nuk i dini për Ekuinoksin e Vjeshtës

Ndryshe

Magjia e Mollës dhe misteret që nuk i dini për Ekuinoksin e Vjeshtës

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 08:17
Ilustrim

Ditën e djeshme më 22 shtator në orën 20:02 minuta, dita u barazua me natën duke shënuar edhe lamtumirë e verës për vitin 2017. Duke filluar që sot 23 Shtator nata nis dhe mposht ditën, errësira në hemisferën ku gjendet edhe Shqipëria, ka dritën deri më 21 Dhjetor për të mbërritur në 20 Mars të vitit tjetër, kur ndodh Ekuinoksi pranveror dhe drita me errësirën barazohen.

Ekuinoksi ndodh kur dielli kalon në ekuatorin qiellor nga Veriu në Jug dhe kjo është një ngjarje e cilësuar dikur misterioze dhe që është festuar dhe përkujtuar me shekuj nga kulturat dhe fetë në mbarë botën.

Por ka edhe disa fakte ngjethëse rreth ekuinoksit të vjeshtës, që shumë njerëz nuk i dinë.

Kjo periudhë është një kohë tranzicioni, pas së cilës, në hemisferën veriore ditët do të bëhen më të shkurtra dhe netët do të zgjaten, deri në solstikun e dimrit më 21 dhjetor, kur modeli do të ndryshojë. Kjo kohë ndryshimi gjithmonë shkakton ankthi te njerëzit, çorienton kafshët dhe bën që të ndodhin ngjarje të çuditshme dhe të pazakonta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat