Lëshimi me skatebord nëpër zjarr nuk shkoi si duhet, përfundoi me djegie në këmbë

Ndryshe

Lëshimi me skatebord nëpër zjarr nuk shkoi si duhet, përfundoi me djegie në këmbë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 23:06
Pamje nga video

Dave Krienke dhe Mike Vasilik nga New Yersey i Shteteve të Bashkuara, provuan një lojë të rrezikshme dhe të pakuptimtë, që nuk pati përfundim aspak të mirë.

Derisa njëri zbrazi benzinën dhe e ndezi, i vuri flakën edhe pantallonave të mikut që do duhej të lëshohej me skatebord.

“Vetëm doja të lëshohesha nëpër flakë, që të dukem si ndonjë hero nga filmat. Mbeta me këmbë të djegur”, ka thënë Dave lidhur me rastin.

Megjithatë, ai është ndihmuar nga shoku që të shuaj zjarrin, që ka mundur të merrte përmasa edhe më të mëdha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat