Flasim për periudhën kur Spanja kolonizoi Meksikën, kohë për të cilën shkrimet e lashta përmendin pafundësisht një kullë prej kafkash.
“Andres de Tapia, një ushtar spanjoll që luftoi në pushtimin e Meksikës në vitin 1521, përmendte vazhdimisht kullën e kafkave në ditarin e tij”, tha arkeologu Raul Barrera për “Reuters”.
De Tapia shkroi se kishte mijëra kafka, dhe studiuesit besojnë se do të gjejnë edhe më shumë ndërsa gërmimi vazhdon.
Historianët megjithatë gjithmonë kanë besuar se kafkat i përkisnin luftëtarëve meshkuj të vrarë në luftimet ndër-fisnore para ardhjes së spanjollëve.
Por zbulimi i kafkave të fëmijëve dhe femrave ka hutuar arkeologët.
"Ne prisnim të gjenim thjesht kafka burrash të rinj, si luftëtarë....nuk mund të mendojmë se gratë dhe fëmijët kishin shkuar në luftë", tha Rodrigo Bolanos, një antropolog që po heton zbulimin.
"Diçka e papritur ka ndodhur ...zbulimi ynë ndryshon gjithçka që dinim para mbërritjes së spanjollëve ", shtoi ai.