Navigatori të “tradhton”

Ndryshe

Navigatori të “tradhton”

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 10:11
Protagonist i kësaj aventure “teknologjike” është një turist 40-vjeçar nga Milano, i cili po vizitonte Liqenin e Como, në Carate Urio.

Një turist në Como të Italisë ndoqi të dhënat e navigatorit, por i ngeci makina në një rrugë mjaft të ngushtë pedonale dhe me shkallë.

Protagonist i kësaj aventure “teknologjike” është një turist 40-vjeçar nga Milano, i cili po vizitonte Liqenin e Como, në Carate Urio.

“I tradhtuar” nga udhëzimet rrugore të GPS, ai ngeci në një rrugë që pas asfaltit bëhet një rrugicë me kalldrëm dhe shkallë.

Ai sapo e kishte blerë disa muaj më parë makinën e tij Volvo, vazhdoi rrugën derisa ngeci. Në atë moment nuk kishte ç’të bënte tjetër, veçse të kërkonte ndihmë. Janë dashur 5 orë punë të zjarrfikësve për të liruar veturën.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat