6-muajshe, me një krahë dhe mbi dallgë

Ndryshe

6-muajshe, me një krahë dhe mbi dallgë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:49
Bethany Hamilton

Ajo po pret fëmijën e saj të dytë, në muajt e gjashtë të shtatzënisë, por kjo nuk e ndal Bethany Hamilton që të hipë mbi tavolinën e sërfit për të mposhtur dallgët në Hauai.

27-vjeçarja, sërfiste profesioniste, ka humbur krahun e saj pasi u sulmua nga një peshkaqen në moshën 13-vjeçare, por kjo nuk e ka ndalur në asnjë moment dashurinë që ajo ka për oqeanin dhe betejën me dallgët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat