Qeni i rrugës shpëton gruan nga njeriu “rrugaç”

Ndryshe

Qeni i rrugës shpëton gruan nga njeriu “rrugaç”

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 19:14
Pamje nga ngjarja

Jo të gjithë heronjtë janë me uniformë apo me dy këmbë. Një video që po përhapet me shpejtësi në rrjet e provon këtë.

Në pamjet e kapura nga një kamer sigurie shihet qartë momenti kur një qen rruge shpëton një grua nga sulmi i një njeriu “rrugaç”.

Agresori, që mban një xhup të verdhë dhe me kapuç në kokë ndjek viktimën e tij për disa hapa. Viktima nuk e nuhati, por një qen kuptoi gjithçka dhe mbajti nën vëzhgim autorin, deri në momentin kur ky i fundit u përlesh me gruan për ta grabitur.

Ky ishte momenti kur qeni i rrugës nuk u mjaftua vetëm me “sehirin”, por ndërhyu duke iu vërsulur autorit, që ja mbathi i tmerruar duarbosh dhe pasi e dëboi atë nga “sytë këmbët”, u kthye për t’u siguruar që gruaja ishte në rregull dhe e padëmtuar.

Videoja është shpërndarë me mijëra herë nëpër rrjete sociale të ndryshme, ku përdoruesit lëvdojnë qenin hero dhe bëjnë thirrje që ai të adoptohet menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat