Grushton kundërshtarin e shtrirë pa ndjenja në tokë

Ndryshe

Grushton kundërshtarin e shtrirë pa ndjenja në tokë

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 22:10
Pamje nga video

Gjatë një gare për matjen e forcave në Surrey të Anglisë, njëri nga pjesëmarrësit nuk ka treguar aspak respekt për kundërshtarin, duke e grushtuar sërish edhe pse e kishte lënë pa ndjenja.

Pranë tij kanë shkuar me shpejtësi dy persona, ndërsa të pranishmit tjerë, përfshirë edhe disa fëmijë, kanë shikuar pa reaguar.

Forcat e rendit po përpiqen t’i identifikojnë pjesëmarrësit në këtë garë ilegale, që zakonisht zhvillohet për të vënë baste, teksa të rinjtë që shtyhen të rrihen përfundojnë me lëndime të mëdha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat