Gjeti në telefon vallëzimin qesharak të mbesave, që e kishin realizuar fshehurazi

Ndryshe

Gjeti në telefon vallëzimin qesharak të mbesave, që e kishin realizuar fshehurazi

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 23:39
Pamje nga video

James Flander nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, ka mbetur i befasuar kur ka gjetur në telefon një video të shkurtër, ku shihen mbesat e tij të vogla.

Njëra prej tyre, ia kishte marrë telefonin fshehurazi dhe ka dashur të filmonte vallëzimin e saj, por ka mbetur e habitur kur motra i ra nga shtrati.

“Nuk mund të besoja që kisha një video shtesë në telefon dhe kur nisa ta shikoj, e kuptova se ku e ka marrë atë lëndim fëmija jonë i vogël”, ka thënë Flander lidhur me rastin.

Pamjet që janë postuar në rrjetin social, janë përhapur me shpejtësi, pasi vallëzimi tyre është shumë qesharak, së bashku me rrëzimin e papritur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat