Kamioni rrotullohet në rrugën e vërshuar, shoferi shpëtohet nga ekskavatori dhe disa qytetarë

Ndryshe

Kamioni rrotullohet në rrugën e vërshuar, shoferi shpëtohet nga ekskavatori dhe disa qytetarë

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 16:45
Pamje nga video

Gjatë vërshimeve që kishin ndodhur në Java të Indonezisë, disa qytetarë dhe një ekskavator i dolën në ndihmë shoferit, që u rrotullua me kamionin e mbingarkuar.

Ata reaguan me shpejtësi dhe ia dolën të hapin derën, prej nga e nxorën drejtuesin e makinës, që kishte humbur ndjenjat.

Raportohet se gjendja tij është nën kontroll, megjithëse kamioni është dëmtuar rëndë.

Vërshimet që ndodhën në atë zonë si pasojë e reshjeve të shumta, kanë bërë që lumi të del nga shtrati dhe të shkaktoi dëme të konsiderueshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat