Derisa po tymoste duhan, peshku nisi t’ia tërhiqte shkopin dhe u detyrua të hidhej në liqe

Ndryshe

Derisa po tymoste duhan, peshku nisi t’ia tërhiqte shkopin dhe u detyrua të hidhej në liqe

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:40
Pamje nga video

Peshkatari i paemëruar nga Hubei i Kinës, e ka kuptuar në mënyrë të vështirë pse nuk duhet tymosur duhan, së paku kur është duke peshkuar.

Në momentin që po ndizte një cigare, peshku që kishte zënë në grep, nisi ta tërhiqte shkopin dhe ai u detyrua të hidhej në liqe për ta ndjekur.

“Pasojat e menjëhershme të duhanit, tymosja nuk i dëmton vetëm mushkëritë, por edhe xhepin. Mund të hedhë edhe në liqe”, ka qenë një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kritik kur ai hidhet derisa është tërësisht i veshur, në një mot që duket të jetë mjaft i ftohtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat