“Betejë e ashpër për jetë a vdekje” mes zogut dhe peshkut

Ndryshe

“Betejë e ashpër për jetë a vdekje” mes zogut dhe peshkut

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:42
Pamje nga video

Edhe pse shumica prej nesh kemi besuar se peshku nuk ka kurrfarë gjase të luftoj kundër një zogu, videoja e publikuar më poshtë dëshmon të kundërtën.

Pamjet e pazakonta shfaqin momentin, kur një peshk gjigant arrin të del nga uji dhe të kafshoj një zog në liqenin Zegveld në Holandë.

Por, edhe pse peshku dukej se po e fitonte betejën, në një moment zogu tregohet këmbëngulës dhe vazhdon ta godasë në sy me sqep.

Megjithatë, ky veprim nuk e ndaloi peshkun që të vazhdoj të luftoj dhe në një moment funtet nën ujë së bashku me zogun, por ai shpëtohet kur autorët e videos hedhin një shkop në ujë për ta trembur peshkun.

Disa sekonda më vonë zogu shihet duke fluturuar disa metra larg autorëve të videos, ndërsa që nga publikimi i saj ajo është shikuar nga më shumë se 300 mijë persona. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat