Deshi ta pret me duar gruan që kërceu nga dritarja e apartamentit, humbin jetën të dy – kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen (+18) - Bota Sot
Deshi ta pret me duar gruan që kërceu nga dritarja e apartamentit, humbin jetën të dy – kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen (+18)

Ndryshe

E premte, 27 prill 2018

Deshi ta pret me duar gruan që kërceu nga dritarja e apartamentit, humbin jetën të dy – kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen (+18)

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 14:56
Pamje nga video

Një rojtar në Kinë ka humbur jetën derisa po tentonte ta kapte gruan e cila kërceu nga një ndërtesë e lartë, kurse e gjithë ngjarja rrëqethëse është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Rojtari, një ushtar i pensionuar  i identifikuar si Li, 43-vjeç, ka humbur jetën kur një grua ra mbi të, kurse ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin kinez Kcian.

Ky moment tragjik është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet momenti kur rojtari vrapon dhe tenton ta kap me duar gruan e cila po binte në tokë me shpejtësi të madhe, por në fund e pëson keq kur ajo e mbyt nga presioni i madh i shtypjes.

Rojtari po patrullonte në përdhes kur dëgjoi një grua rreth të ’30-ve duke u grindur me një person tjetër. Dhe kur ngriti kokën lartë, e pa atë duke u varur në dritare duke tentuar të kryej vetëvrasje.

“Mos kërceni ju lutem”, kishte bërtitur rojtari sipas dëshmitarëve okularë.

Dyshja janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes, kurse Li ka lënë pas vetes një vajzë 6-vjeçare dhe prindërit rreth të ’80-ve.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test