I ftuari çohet dhe puth moderatoren në buzë gjatë transmetimit live

Ndryshe

I ftuari çohet dhe puth moderatoren në buzë gjatë transmetimit live

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 22:22
Puthja

Një situatë e pazakonshme është regjistruar në një emision italian, ku i ftuari në studio pasi ka biseduar në transmetim live me moderatoren i ka thënë asaj : “Unë duhet të të puth patjetër”! Ende po mbaruar mirë fjalën ai është çuar nga karrigia, i është afruar dhe e ka puthur për disa sekonda në buzë.

Pas kësaj moderatorja vetëm qeshi dhe vazhdoi të fliste.  Videoja është bërë virale në internet. Kujtojmë këtu se këtë gjest e kemi parë disa herë me radhë kohët e fundit në televizionet italiane. Rasti i fundit ishte kur bashkëshortja e futbollistit Toti puthi në buzë kolegen e saj moderatore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat