Astronauti shëtitet nëpër hapësirë mbi fshesën elektrike

Ndryshe

Astronauti shëtitet nëpër hapësirë mbi fshesën elektrike

Më: 22 janar 2018 Në ora: 22:56
Pamje nga video

Anton Shkaplerov nga Rusia, që shërbeu në Qendrën Ndërkombëtare të Hapësirës si inxhinier, ka postuar një video ku tregon se si argëtohej gjatë kohës së lirë.

I ulur mbi një fshesë elektrike dhe me këngën “I Belive I can Fly” të R Kelly, 45-vjeçari mahitet se kinse është duke fluturuar.

“Nganjëherë më duket vetja si Superman”, ka thënë mes tjerat Shkaplerov, në filmimin që ndau me miqtë e rrjeteve sociale.

Në anë tjetër, ai ishte komandant i Soyuz MS-07, që së bashku me dy astronautë tjerë qëndroi para një muaji në qendrën hapësinorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat