Një ngjarje e rrezikshme, u ka ndodhur turistëve në Parkun Kombëtar të Chobe në Botsvana më 20 janar, shkruan “Daily star”, përcjell “Bota sot”.
Teksa po shëtisnin me një makinë të hapur sipër, një elefant i madhi për pak nuk i ka mbytur ata.
Në video incizim shihet një skenë e pabesueshme. Papritmas, një elefant fillon të futet nëpër shkurre në drejtim të automjetit dhe lëshon një ulërimë të fuqishme.
Xhipi tërhiqet dhe fillon të nxitojë rrugës pasi e shohin elefantin duke e ndjekur atë.
Por, ajo vrapon shpejt, e zë makinën dhe e godet disa herë me kokë.
Pas disa goditjeve, si duket elefanti lodhet dhe e braktis ndjekjen e makinës që rezultoi më shpëtimin e turistëve.