Blerësit e habitur me vallëzimin e të riut që ishte veshur si Spider-Man

Ndryshe

Blerësit e habitur me vallëzimin e të riut që ishte veshur si Spider-Man

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 07:36
Pamje nga video

Shkuan për të blerë video-lojëra në një dyqan të Britanisë së Madhe, ku mbetën të habitur me të riun e paemëruar që vallëzonte i veshur si Spider-Man.

Adoleshenti 16-vjeçar tregonte lëvizjet e mrekullueshme, teksa në sfond dëgjohej kënga e A-ha “Take On Me”.

Kjo nuk është hera e parë që ai bën paraqitje të tilla, pasi është parë shpesh në sheshe dhe qendra të ndryshme tregtare, por asnjëherë nuk e ka zbuluar fytyrën.

Për këto paraqitje, në llogarinë e tij në Instagram ka mbi dhjetë milionë ndjekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat