Beteja fatale mes kobrës dhe pitonit gjigant përfundon me “barazim”

Ndryshe

Beteja fatale mes kobrës dhe pitonit gjigant përfundon me “barazim”

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 15:54
Ilustrim

Një fotografi që është bërë hit në internet, që me gjasë është nga Azia Juglindore, shfaq një përballje të pazakonshme.

Beteja mes dy titanëve të zvarranikëve përfundoi me barazim, duke i lënë gojëhapur njerëzit që po e shikonin dyluftimin nga afër.

Njëri nga luftëtarët, mbreti kobra, u mbyt. I dyti, një piton, ngordhi gjithashtu. I kafshuar pas kokës nga kobra dhe duke vuajtur nga helmi vdekjeprurës i gjarprit, pitoni u përpoq ta mbrojë vetën duke e shtypur sulmuesin deri në vdekje.

Dhe ia doli. Por asnjëri prej tyre nuk mbijetoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat