Fjaloset me një udhëtar, lëshon alarmin për ta bllokuar trenin në tërësi

Ndryshe

Fjaloset me një udhëtar, lëshon alarmin për ta bllokuar trenin në tërësi

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:03
Pamje nga video

Udhëtarja që u përfshi në zënkë me një tjetër, ka bërë një gjest të pazakontë prej të cilit e pësuan të gjithë ata që po udhëtonin me atë tren në Londër.

Pasi u fjalosën me fjalët më të ndyta, ajo lëshoi alarmin që detyron bllokimin e tërë sistemit hekurudhor.

“Shkaku yt do ta pësojnë të gjithë, pastaj vjen policia dhe të arreston”, ka thënë ajo para se të bënte aktivizimin, ndërsa të tjerët përpiqeshin ta ndalonin.

Më poshtë mund ta shihni përleshjen e tyre, që ka ndodhur gjatë muajit dhjetor, ndërsa nuk dihen motivet apo mënyra se si përfundoi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat