Carlee Benear shpesh kritikohet online, pasi që në llogarinë e saj në Instagram publikon poza, ku shihet duke bërë joga dhe duke i dhënë njëkohësisht gji fëmijës së saj.
Artistja me bazë në Teksas, e cila deri tani numëron rreth 63 mijë ndjekës në këtë rrjet social, thotë se kjo metodë e ka ndihmuar që ta luftojë depresionin pas lindjes.
Ajo madje i jep meritë kësaj mënyre për transformimin e kapaciteteve të saj në të qenit nënë e mirë për tre fëmijët e saj.