Peshkatarët kapin një peshkaqen të rrallë

Ndryshe

Peshkatarët kapin një peshkaqen të rrallë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 23:10
Ilustrim

Në ujërat e Detit Egje, jo larg Balikesirit të Turqisë, peshkatarët kanë kapur një peshkaqen të gjatë 4.5 metra dhe që peshon 500 kilogramë.

Peshkaqeni është ekspozuar në krahinën Bandirma dhe peshkatari Samet Iprak ka thënë se peshkaqenin e kanë kapur me rrjet gjatë peshkimit në Çanakala.

Peshkatari shpjegoi se ky lloj peshkaqeni nuk sulmon dhe jeton në det të hapur, pa iu afruar bregut.

Ai vuri në dukje se mishi i këtij peshkaqeni është gjetur të jetë i mirë në trajtimin e kancerit.

Ekspozimi i peshkaqenit në treg, shkaktoi entuziazëm të madh për qytetarët, dhe veçmas për fëmijët që morën shumë fotografi me të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat