Në Itali zgjidhet deputete kandidatja “pa fytyrë”, historia e saj është e pabesueshme - Bota Sot
Në Itali zgjidhet deputete kandidatja “pa fytyrë”, historia e saj është e pabesueshme

Ndryshe

E enjte, 20 shtator 2018

Në Itali zgjidhet deputete kandidatja “pa fytyrë”, historia e saj është e pabesueshme

Më: 6 mars 2018 Në ora: 17:04
Piera Aiello

E pabesueshme por në zgjedhjet italiane që u zhvilluan pardje ka fituar një kandidate “pa fytyrë”.

Ajo ka kandiduar për partinë M5S dhe do jetë përfaqësuese e Siçilisë në Parlament.

Piera Aiello quhet deputetja “pa fytyrë”, e cila gjatë gjithë fushatës nuk ka qenë në gjendje të zbulojë fytyrën e saj në kuptimin literal të shprehjes.

Në takimet publike ajo ka folur pa treguar fytyrën e saj, në faksimile nuk kishte foto dhe po ashtu në fletën e votimin ishte vetëm emri i saj dhe emri i partisë përfaqësuese pranë logos së M5S.

Piera Aiello është detyruar gjithmonë të fshehë fytyrën es aj për arsye sigurie, pasi ka qenë dëshmitare e drejtësisë për vrasjen e burrit të saj dhe gjithashtu ka denoncuar, tregtimin mafioz dhe mosfunksionimin e drejtësisë në zonën e padronit më të fuqishëm të mafias, Matteo Messina Denaro, apo ndryshe “Maffia Godfather”.

Gjithsesi, Aiello ka arritur të marrë në këto zgjedhje plot 51% të votave dhe tani duhet të dalë ne fytyrë në parlamentin italian.

E lindur me 2 korrik 1967, Piera ka 26 vite që jeton në anonimat total dhe në një lokacion sekret.

Në moshën 14-vjeçare, ajo u takua me Nicolòn, djali i mafiozit siçilian Vito Atria, fakt që ajo e mori vesh kur Don Vito e detyroi të martohej me djalin e tij përndryshe ai do t’i vriste gjithë familjen.

Ajo u detyrua të martohej me një burrë që nuk e donte, e rrihte dhe e mbante të mbyllur duke i ngjallur vetëm urrejtje.

Më 24 qershor të vitit 1991, në restorantin e Piera Aiello, ajo dëshmoi vrasjen e bashkëshortit të saj:

Dy burra erdhën dhe qëlluan tim shoq. I njihja. Ishin dy vrasës. Sado që nuk e duroja dot tim shoq nuk mund të rrija pa folur. Ai ishte vetëm 27 vjeç kur dha jetë në krahët e mi.”

Të nesërmen ajo bashkë me të kunatën, Rita Atria (motra e shefit të drejtësisë), shkuan në Karabinieri dhe i treguan çdo gjë që dinin gjyqtarit Paolo Borsellino.

Aiello ishte e shkatërruar asokohe dhe pasi kishte vendosur të dëshmonte, ajo hyri në programin e mbrojtjes shtetërore, që do të thotë se nuk mund të hapë një llogari bankare, ajo nuk mund të instalonte një linjë telefonike dhe nuk mund të regjistrojë vajzën e saj në shkollë.

Ajo shprehej:

Vendosa të denoncoj mafian, e ndërsa mafiozët ishin të lirë, unë po detyrohem të jetoj si e burgosur. Nuk është e drejtë.”

Aiello vendosi ta përkushtonte jetën e saj si një aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të dëshmitarëve të drejtësisë. Disa ishin sipërmarrës që, pasi vendosën të dëshmonin kundër mafies, kishin humbur kompanitë e tyre dhe përfunduan në rrugë.

Ndërsa në daljet e saj gjatë fushatës, Aiello, deputetja “pa fytyrë” është ka thënë:

Unë kam vendosur të qëndroj kështu që ata të cilët ngrenë krye kundër mafias dhe korrupsionit nuk janë të margjinalizuar nga shteti, por shpërblehen.

Vendosa të bëhem kandidate, sepse unë, Piera Aiello, dëshiroj ta kthej fytyrën time”.

ImageAiello ja doli të fitonte, por si do pritet shfaqja e saj me fytyrë?!
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test