Video: Drejtori e bën me mësuesen, skandali që shkatërroi një shkollë

Ndryshe

Video: Drejtori e bën me mësuesen, skandali që shkatërroi një shkollë

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 17:05

Një adoleshent ecën pa bërë zhurmë në korridorin e një shkolle.

Ai ndez kameran e telefonit dhe nis të regjistrojë.

Fillimisht frymëmarrje e rëndë, pastaj zhurma.

Duket qartë që dikush po bën seks.

Në fund, dëgjohet gruaja duke thirrur: “Oh, po”.

Nuk është dhomë hoteli, por është zyra e drejtorit të një shkolle në Britani.

Graham Daniels, 51 vjeç dhe mësuesja e kimisë, Bethan Thomas, 37 vjeç, u kapën mat nga një nxënës.

Video është hedhur online që në prill, por tani skandali është bërë publik.

Sipas Daily Mail, kjo nuk është hera e parë që të dy kapen mat. Të mos harrojmë se të dy janë të martuar jo me njëri-tjetrin.

Ata janë kapur të paktën pesë herë dhe jo vetëm nga nxënësit.

Të gjithë e dinin këtë histori, edhe mësuesit vetë.

Në një rast një nxënëse tha se po priste makinën e prindërve, kur dëgjoi zhurmat e seksit nga zyra e drejtorit.

Të dy autorët e skandalit kanë dalë përpara një komisioni disiplinor, që ka vendosur shkarkimin e tyre.

Daniels dhe Thomas kanë kërkuar ndjesë për atë që kanë bërë, por prindërit e fëmijëve janë të revoltuar.

Sipas tyre, video ka shumë kohë online, ndërsa masat disiplinore janë marrë shumë vonë.

Fëmijët me tallje i quanin çiftin e aferës “Skuadra GB” sipas shkronjave të para të emrave.

Reputacioni i shkollës është dëmtuar rëndë dhe të gjithë thonë se përse një drejtor me shumë emër si një nga më të mirët, rrëshqiti në këtë mënyrë.

Por më trishtues është fakti se notat e nxënësve në përgjithësi ranë në këtë shkollë me rreth 60 përqind.

Skandali shkatërroi jo vetëm karrierën dhe familjen e protagonistëve, por një shkollë të tërë.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat