Momenti kur leopardi hyn në veturën e turistëve (Foto)

Ndryshe

Momenti kur leopardi hyn në veturën e turistëve (Foto)

Më: 3 janar 2016 Në ora: 17:46

Një fotograf australian, me emrin Bobby-Jo Clow pati një takim të mahnitshëm me një gatopard përderisa ishte duke eksploruar Tanzaninë dhe jetën e kafshëve të egra atje.

E gjitha filloi kur ky gatopard i vogël pa veturën Land Rover të Bobby-Jo dhe shokut të tij, dhe duket se ishte shumë kureshtar të dinte se çfarë ka brenda.

Ata nuk e vërejtën fare gatopardin, dhe sapo shkrepën një foto rastësisht në veturë, në fotografinë e tyre u shfaq edhe kjo kafshë e egër.

Gatopardi vetëm sa e kishte futur kokën në veturën e tyre, sipër saj. Për fat të mirë, pasagjerët qëndruan brenda në veturë. Përderisa gatopardët janë krijesa të egra, nëse ata do të dilnin nga vetura sigurisht se do ta pësonin keq.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat