Faton Ramadani kërkon llogari nga Kadri Veseli

Aktuale

Faton Ramadani kërkon llogari nga Kadri Veseli

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 22:09
Kadri Veseli, Faton Ramadani

Faton Ramadani, vëllau i të dënuarëve i njohur si rasti Kiçina&Ramadani, për vrasjen e familjes Hajra, kërkon llogari nga ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës për raportin që kishte bërë ky shërbim lidhur me këtë rast.

Infiltrimi i krerëve të lartë të SHIK-ut ka bërë që ky rast të marrë kahje tjetër, atë të padrejtësisë ndaj këtyre vëllezërve të cilët vuajnë dënimin e një krimi të kryer nga dikush tjetër për mbulimin e dikujt tjetër.

Provat e humbura, bazë për identifikimin e kryesit të veprës, vrasjes së familjes Hajra bën që të mendohet se vetëm dikush që ka në dorë gjithçka mundet ta bëjë një gjë të tillë.

Më poshtë sjellim reagimin e Faton Ramadanit bërë në rrjetin social facebook :

“Kadri Veseli si shef i SHIK-ut duhet të deklarohet rreth padrejtësisë së vëllezerve Ramadani e Kiçina!!

SHIK-u ka bërë raport për rastin Hajra dhe ai raport duhet të bëhet publik që të kuptohet si u përpilua ai raport, çfarë përmbajtje ka atë raport dhe kujt i’u dorezua ai raport??
Dëshmitarët e perfshijnë SHIK-un në montimin dhe inskenimin e rastit dhe se Shefi i shërbimit duhet të deklarohet rreth ketyre akuzave dhe dyshimeve.
SHIK-u kishte dy drejtorë të lartë nga Drenasi, njëri ishte nën hetime në fazën fillestare ,atëherë që u  dha kahja në drejtim të personave që nuk kanë të bëjn me rastin ndërsa tjetri po hetohet nën akuzat e një deshmitari për ekzekutimin e asaj familje që po vuajnë burg ushtarët e UÇK-së pa faj.

Ju duhet të tregoni se deri kur kishit lidhje direkte dhe indirekte me Fadil Syleviqin?
Kadri Veseli duhet të jap shpjegim pse ushtarët e UÇK-së po rrijnë në burg pa faj. Duhet të tregoni se shërbimi i tij kënd e kishte të dyshuar rreth asaj vrasje?

Drejtori i SHIK-ut, Ferat Shala ka thënë në një televizion publik se drejtesia ka vendosur në Rastin Hajra ,që sipas tij do të thotë se personat e pafajshem qe gjinden në burg janë fajtorë,
andaj Kadri Veseli duhet deklarohet a eshte i njejtë në mendim si Ferat Shala?

Ferat Shala në një incizim të Shpresim Ukës akuzohet drejtpërdrejt në vrasjen e familjes Hajra dhe në padrejtesinë ndaj vëllezërve Ramadani e Kiçina”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat