Nuk kemi njerëz për të humbur

Opinione

Nuk kemi njerëz për të humbur

Nga: Skënder Karaçica Më: 6 prill 2021 Në ora: 07:14
Skënder Karaçica

Në takimet e shpeshta me profesor Anton Çetta në Prishtinë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar,kur e kur,bëhej fjalë për rrethanat e vështira historike të regjimit të Serbisë,për motin e madh ai thoshte:

Nuk kemi njerëz për të humbur...!

Në këto relacione historike,profesor Anton Çetta,kishte për qëllim të forconte unitetin politik e kombëtar për të mbrojtur dhe për të shpetur kombin  dhe Kosovën para regjimit vrastar e shfarosës në substancë,që,kishte bërë gati regjimi i Serbisë fashiste.

Porosia e motit të madh dhe fjala testament kombëtar e profesor Anton Çetta,Jo përqarje!Jo armiqësi politike!

Të bashkuar për kombin  dhe për Kosovën,kjo duhet të bëhet projekti kombëtar i tërë brezave shqiptarë.

Nuk kemi njerëz për të humbur,ishte porosia e motit dhe e profesor Anton Çetta në Prishtinë!

(Shënuar në Prishtinë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat