Politikanë të Kosovës mos ju besoni edhe aq përrallave të Europës, kthejeni vëmendjen nga Amerika

Opinione

Politikanë të Kosovës mos ju besoni edhe aq përrallave të Europës, kthejeni vëmendjen nga Amerika

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:37
Adem Bytyçi

Nga njëherë kthejni vëmendjen në të kaluarën:  Lufta e shqiptarëve për kauzën e drejtë kombêtare fillet i ka që nga përiudha e coptimit të tokave shqiptare ,të cilës i ka kontribuar vetë kjo Europë në të cilën i kemi vënë SHPRESATË se do të jetë në gjendje për t'i korigjuar pa drejtësit e saj ndaj kombit shqiptarë.

Përkundër përkjejeve kinse është duke u angazhuar seriozisht për t'i korigjuar padrejtësit qoftë edhe pjesërisht kundër shqiptarëve, të dhënatë e deritanishme dëshmojnë se ,Europa nuk është as e Bashkuar dhe as në gjendje për të zgjidhur drejtë konfliktin shëkullor Serbo- Shqipëtar për shkak të hegjemonizmit dhe gjenocidit serbo- rus anti shqiptarë.

Vetëm ndërhyrja ,repektivisht pjesë- marrja e SHBA-së, është në gjendje t'i jep fund hegjemonizmit dhe pretendimeve të padrejta teritoriale të shtetit serb për të vazhduar coptimin dhe   gllabruar tokatë   shqipëtare.

Europa, për kundër përpjekjeve serioze të disa shtetëve për tu Bashkuar, fundi i këtyre  përpjekjeve  dukët të jetë i pa mundur , për shkak të disa shtetëve të cilat kokën e kanë në Moskv e bythën në Bruxel,  Bruxelit i zgërdhihen e Moskës i qeshinë , jenë aleate të fshehta të hegjemonizmit  rusomadhë.

Politika shqipëtare mund ta bëjë  gabimin historik të pa falshëm dhe të pa përmirësushëm  nëse nuk qendron në anën e Amerikës dhe të veprojë në sinkron me politikën e jashtme të SHBA-së.

Europa, që sa kohë e ka vënë në izolim njërin ndër popujt më pro Europian, siq jemi ne ,duke mos na i liberalizuar vizatë , kurë nuk është në gjendje të zbatojë një obligim të vetin kaq human, ku do të jetë në gjendje t'i thotë stop Serbisë, kundër kërkesave të saj hegjemoniste-teritoriale kundër shtetit të Kosovës.

Politika Kosovare duhet të mos e largojë nga mendja as edhe për një sekond faktin ,se sikur edhe 100 vite të vazhdonin  negociatatë Kosovë- Serbi ,për arritjën një Marrëveshje paqësore në mes këtyre dy shtetëve pas një lufte të përgjakshme dhe gjenocidale serbe anti shqiptare, Serbia, kurrë nuk do ta pranojë një Marrveshje të tillë pa u bindur se shteti i Kosovës do të jetë një shtet  jo funksional në gjithë teritorin e tij...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat