Një pyetje e pa “zakont”

Opinione

Një pyetje e pa “zakont”

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 qershor 2021 Në ora: 22:03
Adem Bytyçi

Kur do ta japin 1/4 e rrogës për "Jetimat e Ballkani": Kryeministri, Ministratë, Kryetarët e partive politike dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës ?

Një veprim i tillë kaq human dhe po aq fisnik do të krijonte bindejen të qytetarët e Kosovês, se ka pushtetarë që realisht intresohen për ata qytetarë që nuk kanë dhe e ndijen nevojën e ndihmës së tyre.

Qështë e vërteta ,që nga çlirimi i vendit e derimetani më shumë se shteti , pësonave (qytetarëve pa kulm mbi kokë) i'u kanë ndihmuar orgonizatat humanitare, biznismënt human dhe mërgimtarët nga të hyrat e tyre personale .

Tani ,është radha që roli i shtetit të jetë edhe më i madhë për t'iu dalur në ndihmë familjeve që jetojnë në varfëri extreme, edhe pse nuk ekziston ndonjë statistikë ekzekte numri i këtyre familjeve llogoritet të mos jetë edhe aq i vogël .

Pse të hezitojmë e mos ta thëmi haptas: Akoma nuk ka ndodhur që ndonjë ish President, ish Kryeministër , Ministër apo ndonjë drejtor i ndonjë Agjensie apo ndërmarrje publike edhe pse për veti kanë ndërtuar shtëpi, kanë blerë banesa dhe villa që kanë kushtuar qindra mija Euro, t'i kenë ndërtuar nga të hyratë e tyre shtëpi ndonjë familje pa kulm mbi kokë.

Të gjithë këta të cilët dihen kush janë e të cilëve nuk ka nevojë t'u përmenden emratë, çdo ditë e kanë gojën plotë patriatizëm e në kohë zgjedhje i'u premtojnë mrekullira qytetarëve , por posa t'i fitojnë zgjedhjet i harrojnë të gjitha ,për më tepër edhe pse realizojnë rroga shumë të majme nuk u shkon mendja të ndajnë sado pakë lek nga të HYRATË e tyre jo vetëm nga rrogat ,por edhe nga burimet tjera suplimentare për ta ndihmuar ndonjë familje që jeton në varfëri extreme.

Po shpresojmë që të ndryshojë ky MENTALITET i politikanëve tonë të pasur për t'i ndihmuar ato familje që nuk kanë, nga të HYRATË e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat