Kosova dhe milionerët mëkatarë të pasluftës

Opinione

Kosova dhe milionerët mëkatarë të pasluftës

Nga: Rexhep Torte Më: 1 korrik 2021 Në ora: 20:31
Rexhep Torte

Gjenerata  e udhëheqësve milionerë të pasluftës në Kosovë në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi,  do të mbetet në historinë e Kosovës gjenerata  më tradhtuese, më e korruptuar , më gënjeshtare, më hileqare  dhe me e dëmshme  e Kosovës.

Akademik Fehmi Aganin, të cilin e njoftova në vitikn 1967  kur isha  kryetar i  Shoqatës Letrare-Muzikore “Përpjekja”, shoqatë  e studentëve shqiptarë që studjonin ne Beograd, asnjëheërë nuk e dëgjova të flet apo të joshej  pas  pasurisë, por më jepte këshilla tejet të dobishme për organizimin sa më të mirë asokohe të aktiviteteve studentore  për shënimin e 10 vjetorit të themelimit të “Përpjekjes” dhe për shënimin e 500 vjetorit të lindjes së Skenderbeut.

Akademik Fehmi Agani tërë jetën e tij e kaloi duke vepruar e punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Akademik Fehmi Agani bëri aktin më guximtar patriotik njerëzor, duke e hequr shallin nga koka për t’ua tërhequr vemendjen xhandarëve  serbë, të cilët e kishin radhitur për t’i ekzekutuar një grup të rinjësh shqiptarë të Kosovës, për çka u arrestua dhe u ekzekutua.

Adem Demaaçin, mandelën e Kosovës, me të cilin bëra tre intervista voliminoze, asnjëherë nuk e dëgjova të flet apo të joshej pas pasurisë, por i bënte goja si bilbil për lirinë e Kosovës, për forcimin e shtetit të Kosovës  dhe të kombit mbarë shqiptar.

Mr. Ukshin Hotin, të cilin e njoftova në vitin 1968, asnjëherë nuk  dëgjova të flet apo të joshej  pas  pasurisë, por gjithnjë fliste për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për bashkimin kombëtar shqiptar.

Më kujtohen si sot ligjeratat që mbante Mr Ukshin Hoti para punëtorëve shqiptarë në Beograd lidhur me ndryshimet e amendamenteve kushtetuese asokohe në ish Jugosllavi, kur hapur u thoshte punëtorëve shqiptarë , “ Nëse  shqiptarët e Kosovës nuk do të jetojnë të barabartë me popujt e tjerë në ish Jugosllavi, Kosovën Jugosllavia do ta ketë thikë në shpinë”.

Ndihem  shumë i mllefosur, i indinjuar,  i shqetësuar dhe i irrituar, kur në WEB faqen e “Bota Sot”  çdo ditë informohem rregullisht për pasuritë milionëshe që funksionarët e derisotëm të Kosovës i kanë deklaruar në Agjensinë kundër Korrupsionit.

Nuk ka gjë më të shëmtuar, nuk ekziston mëkat më i madh njerëzor ndaj popullit, por  edhe ndaj Zotit, se sa  të bëhesh milioner i  pasluftës në Kosovë, ndërsa populli ka vuajtur dhe rinia kosovare ka marrë rrugën e kurbetit.

 Këta ish udhëheqës milionerë në Kosovë, në 21 vitet që Kosova i kaloi në lirie pavarësi, me keqqeverisjen e tyre përveç që ia kanë thithur gjakun popullit të shumëvuajtur të Kosovës, nuk bënë asgjë për forcimin e shtetit ë Kosovës, për reformën në drejtësi dhe për luftën kundër korrupsionit.

Nuk  bënë asgjë Serbia kriminale dhe kriminelët serbë të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar për krimet e kryera në Kosovë.

Pasuritë milionëshe  nuk shtresohen ndryshe pos me mashtrime dhe me korrupsion, duke ua  marrur tjerëve  nga goja riskun që ua ka dhënë Zoti.

Udhëheqësit milionerë të pasluftës në Kosovë,  janë personat më  të papërgjegjshëm në Kosovë, janë personat më katilë e më tradhtarë në Kosovë, të cilët e hudhën  lavdinë kombëtare dhe e përqafuan  pasurinë dhe tradhtinë antishqiptare.

Milionerë të pasluftës në Kosovë, janë ish komandantët dhe udhëheqësit e UÇK-së, disa prej të cilëve janë prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, e të tjerët ndoshta i pret i njejti fat.

Është shumë e e turpshme kur i shohim këta komandantë milionerë të pasluftës në Kosovë, që  sot për kamuflazh dhe për ta mashtruar popullin,  bëjnë homazhe para lapidareve, monumenteve të dëshmorëve  dhe  para varrezave të viktimave të luftës, edhe pse e kanë tradhtuar amanetin e luftës, amanetin e shokëve të rënë për lirinë e Kosovës.

 Edhe pse u kanë hy në hak viktimave të pafajshme  të luftës në Kosovë, duke mos bërë asgjë për nxjerrjen para drejtësisë të Serbisë kriminale dhe të kriminelëve serbë për krimet e kryera në Kosovë.

Unë kam patur fatin të njoh qindra kosovarë, e kam njohur ajkën intelektuale atdhetare e letrare të Kosovës.

Por si kjo  gjeneratë e udhëheqësve milionerë të pasluftës në Kosovë,  kurrën e kurrës nuk ma ka marrë mendja se do ta shikoj e dëgjoj.

Secili prej këtyre udhëheqësve milionerë të pasluftës në Kosovë, duhet ta dijë se në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtë në Kosovë, as ata personalisht, por as   edhe partitë e tyre që sot janë në opozitë, do të pësojnë debakel dhe nuk marrin asnjë votë nga populli.

Këta udhëheqës milionerë të pasluftës në Kosovë,  duhet ta dijnë se ia kanë vënë vulën e pashlyshme të tradhtisë  së pari vetes së tyre, por edhe familjeve  dhe miqve të tyre.

Këta udhëheqës milionerë të pasluftës në Kosovë, duhet ta dijnë se pasuritë që i kanë gllabëruar me mashtrim e korrupsion do t’i lanë pas vetes, sepse kur të vdesin me vehte do të marrin vetëm një gropë varri të mbuluar me trruall, e asgje tjetër.

Duhet ta dijnë se në jetën e përtejme domosdo do të dalin të japin llogari para Zotit të Madhërishëm për çdo veprim të keq të kryer në këtë jetë.

Në  ajetet kuranor thuhet se , “Ka njerëz të cilët shikojnë të kënaqen me të mirat e kësaj bote me veshje, ushqim, automjete, mirëpo të gjitha  mjetet e kësaj bote janë  kalimtare.

Zoti i Madherishëm në Kur’an thotë, ”Ju njerëz  dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër  vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush  dhe përpjekje  në shtimin e pasurisë  dhe të fëmijëve, e që është shembull i një shiu prej të cilit  bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet  dhe e sheh të verdhë, mandej të thyer  e të  llomitur, e në botën tjetër  është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë  nga All-llahu, pra jeta e kësaj bote nuik është  tjetër vetëm se përjetim mashtrues”.

Fati më mundësoi që qysh në viti 1961 si nxënës i gjimnazit në Dibër për herë të parë të njihem me krijuesit letrarë nga Kosova.

Asokohe në shkollën tonë në Dibër kishin ardhur të marrin pjesë në një mbrëmje të organizuar ketrare, letrarët kosovarë  Rexhai Surroi, Azem Shkreli, Ali Podrimja dhe  Rustem Berisha.

Kjo mbrëmje letrare ishte e para që organizohej në Dibër, ndaj edhe interesimi ynë ishte shumë i madh.

Kjo mbrëmje letrare në të cilën këta krijues letrarë nga  Kosova i lexuan punimet e tyre na mahniti të gjithëve, sepse për herë të parë patëm rastin t’i dëgjojmë krijimet e tyre letrare drejtpërdrejtë nga krijuesit, të cilët i kishim njohur vetëm përmes librve ose revistave.

Me poetin Azem Shkreli dhe me poetin Ali Podrimja që nga kjo mbrëmje letrare vendosa komunikim të rregullt nëpërmjet librave të tyre të botuar që mi dërgonin.

Ky komunikim i imi me ta vazhdoi edhe gjatë studimeve të mia në Beograd, kur në vitin 1967 u zgjodha  edhe kryetar i Shoqatës Letrare-Muzikore “Përpjekja”, shoqatë e studentëve shqiptarë që studjonin në Beograd.

Si kryetar i kësaj shoqate studentore më lindi idea që të organizoj shpesh mbrëmje letrare  para studentëve shqiptarë në Beograd, duke i ftuar edhe krijuesit letrarë nga Kosova.

Kjo ma dha mundësinë që të njihem me ajkën intelektuale dhe letrare të Kosovës dhe me aktivistë dhe mbështetës të aktiviteteve tona studentore me studentët shqiptarë në Beograd, por edhe me studentët e Prishtinës nëpërmjet SHKA “Ramiz Sadiku”, me studentët e Zagrebit  nëpërmjet Shoqatës “SHkëndia” , me studentët e Sarajevës nëpërmjet Shoqatës  “Lulzimi”, me studentët e Lubjanës dhe të Shkupit.

Unë për asnjë çast nuk i shkëputa lidhjet dhe komunikimin me shokët nga Kosova, natyrisht me ata  që janë ende gjallë, unë komunikimin e mbaj edhe sot e kësaj dite.

I kam njohur nga afër dhe kam patur konsideratë të lartë për letrarët Esad Mekuli, Sitki Imami, Hasan Mekuli, Vehap Shita, Rexhep Zogaj, Ali Aliu, Ali Demë Jasiqi, Rexhep Hoxha, Maksut Shehu, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Enver Gjergjeku, Rahman Dedaj, Ramiz Kelemndi, Qerim Ujkani, Teki Dervishi, Jakup Cerraja, Muhamed Kërveshi, Ali Musaj, Rifat Kukaj, Beqir Musliu dhe Ymer Shkreli.

I kam njohur nga afër  dhe  kam patur konsideratë të lartë edhe për  gazetarët Maksut Shehu, Anton Pashku, Zenun Çelaj, Gani Bobi, Adem Shkreli, Fehmi Baftiu, Ibrahim Kadriu, Jusuf Buxhovi, Teki Tervishi, Fahri Musliu etj.

Kam njohur qibndra studentë shqiptarë të asaj periudhe dhe tërë atë plejadeë intelektualësh kosovarë, mes tyre edhe, Mr. Ukshin Hotin, Adem Demaçin, Fehmi Aganin, por nga  asnjëri prej  të sipëpërmendurve,  nuk dëgjova apo vërrejta qoftë edhe një grimcë interesi  për ta tradhtuar njëri- tjetrin, për ta xhelozuar njëri-tjetrin, nndërsa  për t’u pasuruar duke e vjedhur popullin as që na shkonte ndermend, qoftë ditën kur ishim të zgjuar, ose  natën kur flenim në gjumë.

Me Mr. ukshin Hotin kam banuar  më shumë se dy vite. Por asnjëherë nuk e dëgjova që të bisedojë për pasuri, apo për tu bërë i pasur.

Mr. Ukshin Hoti e kishte objetiv jetësor lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin kombëtar shqiptar, si e dretë e jona legjitime për të mos qenë të nëpërkëmbur, sepse jemi në trojet tona stërgjyshërore.

Mr. Ukshin Hoti vinte shpesh në Dibër. Më kujtohet një mbrëmje kur vajtëm në Ohër, gjersa ishim duke ndenjur në një kafebar, Mr. Ukshin Hoti  i foli shqip kamarierit, ndërsa kamarieri iu përgjegj se është maqedonas dhe se nuk e kupton çka po i flet. Mr. Ukshin Hoti iu përgjegj serbisht, o kamarier a  është i  punësuar në këtë kaferbar ndonjë shqiptar. Kamarieri iu përgjegj, jo. Mr. Ukshin Hoti e pyeti përsëri, o kamarier  a jetojnë në Oher shqiptarë,  kamarieri iu përgjegj, po. Atëherë Mr. ukshin hoti iu përgjegj, turp dhe padrejtësi e madhe është kjo, dhe i revoltuar pagoi pijet dhe u larguam nga ky kafebar.

Kur banonim në Beograd  në garsonierën në rrugën “General Zhdanova” 43, Mr. Ukshin Hoti kur vinte nga puna  e kishte për qef ta mban një xhemper të me dy vrima  në pjesën e parme, jo se nuk mund  blente një xhemper të ri, por ndjehej më komod, sepse më shumë i pëlqente modestia dhe thjeshtësia në të jetuar.

Ajo që i pëlqente më shumë Mr. Ukshin Hotit, ishte leximi i  librave  të ndryshëm, ditën e natën, bile shumë hetë e arrinte agun e mëngjëzit duke lexuar.

Tani  që jam në moshën 76 vjeçare, me një përvojë të pasur jetësore plot vuajtje e probleme, me përndjekjet  dhe burgosjet si gazetar i “Rilindjes” në sistemin monist, gjithnjë kam qenë dhe jam  i kënaqur me jetën,  po qe se Zoti më jep shëndet,  ushqim modest ditor dhe rehati shpirtërore , për të  mos i shkaktuar   ndokuj  edhe të keqen më të më të vogël.

O udhëheqës milionerë në Kosovën e pasluftës, kthellohuni, korrigjohuni dhe ecni për toke e mos fluturoni, se do të vjen dita që do t’u dridhet shpirti sëbashku me këmbët e duart, sa që nuk do të mund ta shijoni as edhe  një lugë gjelle.

Do të vjen dita që edhe mund të sëmureni dhe nuk do të mund t’ju ndihmojnë as tërë ato miliona pasuri që i keni vënë me harram.

Do të vjen  dita që edhe fëmijëve përveç turpit e tradhtisë, do t’ua leni edhe mëkatet  nga pasuria  e fituar harram, sepse fjala e urtë popullore thotë, “harramin e hanë prindërit, por dhëmbët do t’u mpihen edhe fëmijëve të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat