Si është e mundur?

Opinione

Si është e mundur?

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:57
Adem Bytyçi

Si është e mundur që një Qeveri e cila e lufton korrupsionin, krimin ekonomik të organizuar, e ç`kap shtetin nga individ të korruptuar dhe borde të cilat janë përgjegjëse për shumë të këqija dhe keqpërdorime që kanë ndodhur në ndërmarrjet publike, të etiketohet si Qeveri diktatoriale, Ekstremiste dhe anti demokratike .

Disa nga bordet që po shkarkohen për t'u emëruar borde tjera , janë përgjegjëset kryesore edhe për falimentimin e disa ndërmarrjeve publike me rentabile siç është TELEKOMI, nga i cili shteti ka përfituar devident, nga 20.00000 Euro për çdo vit kalendarik financiar, e tani qeveria ( shteti) detyrohet t'i ndajë miliona Euro, të taksapaguesve Kosovarë për të mbijetuar.

Klasa politike aktuale e Kosovës, të gjitha subjektet politike, opozitë - pozitë duhet ta kuptojnë përfundimisht si një përgjegjësi të përbashkët dhe një vetëdije konstante, se lufta kundër korrupsionit , krimit ekonomik, pasurive të pa justifikueshme është në interesin më të mirë të shtetit dhe të gjithë qytetarëve pa dallim.

Opozitë - pozitë, duhet të jenë bashkë kur bëhet fjalë për luftimin e të këqijave që dëmtojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies të cilën e meritojnë qytetarët dhe familjet e tyre pa dallime politike dhe partiake.

Por, një bashkëpunim i tillë opozitë‐pozitë, si as njëherë më i domosdoshëm për interesat vendit dhe të qytetarëve , në një kohë kur Kosova po ballafaqohet me shumë sfida si në politikën e brendshme gjithashtu edhe në atë ndërkombëtare, dukët të jetë i pa mundur për dy arsye;

1.Majtja me çdo kusht e pushtetit nga ana e Pozitës dhe

2. Lufta me çdo kusht e opozitës edhe atëherë kur rrethanat politike dhe vullneti i shumicës se qytetarëve nuk ia mundësojnë për të ardhur në pushtet.

Dallimet në mes pozitës dhe opozitës vlerësohen të jenë aq të thella dhe aq larg njëra -tjetrës, sa që nuk garantojnë për fatin e keq as bashkëpunimin për interesat më madhore të vendit të këtyre dy formacioneve politike- partiake.

Zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, do të jenë barometër i cili do t'iu tregojë Pozitës dhe opozitës se sa e kanë përkrahjen qytetarëve për kontributin e tyre në të mirën e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat