Z. Simmons e tregon ujkun, por dikush po ia mbulon fërkemat

Opinione

Z. Simmons e tregon ujkun, por dikush po ia mbulon fërkemat

Nga: Dedë Preqi Më: 14 korrik 2021 Në ora: 10:07
Dedë Preqi

Edhe pse Misioni i Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i ashtuquajtur UNMIK, e përfundojë mandatin e vet në vitin 2008, ky Mision vepron, punon dhe vëzhgon prapë vendin tonë, duke raportuar edhe sot e kësaj dite në OKB, për gjendjen dhe situatën politike në Kosovë.

Ndërsa, Misioni Ndërkombëtar EULEX, në Kosovë, është një komponentë e njejtë dhe trashëgimi e UNMIK-ut, kryesisht këto dy Misione ndërkombëtare, që mbas luftës erdhën për ta ndihmuar Kosovën, në sundimin e ligjit, posaqërisht në fushën e policisë, të gjyqësorit dhe të doganave.

Misioni EULEX, mbështetët nga 27 shtete anëtare të BE-së, dhe nga 5 shtete kontribouese, sikur që janë SHBA-të, Kanada, Zvicëra, Turqia dhe Norvegjia. Ky Mision mbështet edhe Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prekurorit të Specializuar, duke funksionuar në bazë të Rrezulutës së Këshillit të Sigurimit të OKB, 1244.

Sikur UNMIK-u, poashtu edhe EULEX-i, për qytetarët e Kosovës ishin të mirëseardhura, sidomos në kohën e duhur që kishte nevojë për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, mirëpo duke u ndalur në këtë të fundit, nuk duam që të minojmë punën dhe kontributin e njërit dhe tjetrit, por Misioni EULEX, ka pasë shumë kritika në kopetencat dhe politikat e saj jo serioze, dhe Kosova, edhe pse i ka vërejtë shumë shkelje ligjore dhe gabime të tjera gjatë kësaj periudhe, nuk ka mundur asnjëherë ti kontrolloj ato të metat dhe ti raportoj në BE, përshkak të mungesës së kopetencës.

Në vitin 2009, për shkak të disa skandaleve në gjyqësorin e EULEX-it, që u vërejtën nga qytetarët e Kosovës, ata protestuan disa herë, por e veqanta e një proteste ishte edhe kur Eulex, bëri një marrëveshje me policinë e Serbisë, duke shkakëtuar një shqetësim dhe revoltë ndaj qytetarëve, si edhe ndaj organe kopetente të Kosovës, sepse me këtë veprim solli në dyshim besimin e pozicionit të neutralitetit të EULEX-it, duke anuar hapur nga pala serbe.

Mandati i EULEX-it, iu zgjat disa herë, deri edhe në vitin 2023, por në sytë e qytetarëve të Kosovës, ky Mision nuk ishte i afërt me qytetarët e këtij vendi, dhe suksesi i tyre ishte i mangët dhe jo serioz, posaqërisht në fushën e drejtësisë, i cili ka mundur të bëjë më shumë dhe jo më shumë se të mbetët vetëm neutral në punën e vet, duke përjashtuar KFOR-in, i cili është i jashtzakonshëm dhe konstruktiv.

Misioni EULEX, dështoi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dështoi në vendosjen rendit dhe ligjit në veri të Mitrovicës, dështoi edhe më keq, kur edhe vet bëhët pjesë e korrupsionit në marrjen e « ryshfetit », në aktgjykimet e lëndeve, njëherazi edhe duke ndjekur penalisht njerëzit që konsiderohet se e kanë penguar.

Por, dështimi më i cilësuar i EULEX-it, është dështimi në proceset e gjyqësorit, i cili për palën e Kosovës, ka shumë mospajtime përshkak të shkeljeve ligjore dhe shkeljeve të të drejtave njerëzore, kur bëhët fjalë për disa ushtarë të UçK-së, të cilët janë dënuar pa të drejtë, apo vetëm për çëllime politike, duke favorizuar politikat e Serbisë, dhe të ndonjë lidhje tjetër brenda në Kosovë.

Prandaj, ish kryegjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, që këto ditë raportoi në Kosovë, për predentimet se ky Mision në Kosovë ka dështuar me të madhe, i cil përveq se nuk arriti ti kryej detyrat e veta, ky mision bëri edhe shumë padrejtësi ndaj disa ushtarëve të UçK-së, duke i dënuar pa fakte dhe dëshmi, duke përmendur dy çështje të mëdha që kishin të bëjnë për krime lufte.

Zotëri Simmons, përmendi çështjen e Drenicës, që u shpallën 10 luftëtarë fajtorë dhe përmendi çështjen e Kleçkës, me çrast gjykimi i këtyre njerëzve nuk kishte prova të mjaftueshme, por qëllimi i gjykimit të tyre ishte për ti heqë nga skena disa figura, gjëja që do ta pengojnë dialogun Serbi-Kosovë.

Në fjalimin e z.Simmons, përmendet edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit, si pasojë e një imazhi që tregon zbehjen e sigurisë dhe rrezikun e dhunës në këtë pjesë të vendit, dhe në të njëjtën kohë si shkak i një procesi delikat që ende nuk është zbuluar për shkak të mungesës së hetimeve, ndërsa kriminelët, thuhet se janë të njohur dhe shetisin të lirë nëpër Serbi.

Deshtëm apo nuk deshtëm në këtë mënyrë ta miratojmë raportin dhe rrëfimet e z.Simmons, në fillim vetëm duhet të ngrehim një shqetësim të madh se çka po ndodh me këtë lloj skene të tillë, që po na del tani në mesin tonë, dhe ç’farë të ndërmerr shteti dhe qeveria, a duhet të kthehemi mbrapa që të korigjohen këto çështje, apo të vazhdojmë me betejen e dështimeve të tilla.

Në një mënyrë, koncepti i njeriut tonë, në kuptimin e qeverisë dhe shtetit, sikur është ngushtuar së tepërmi, sepse kemi shumë dëshmi për ti besuar z.Simmons, i cili po na tregon ujkun, ndërsa në anën tjetër kemi BE-në, dhe EULEX-in, që po tentojnë ti mbulojnë fërkemat e ujkut, duke i hedhur poshtë të gjitha këto predentime që i thotë ish-kryegjyqtari Malcolm Simmons.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat