Eshref Ymeri, Vilhelme Vranari Haxhiraj, Aurel Dasareti, Mehdi Hyseni, Fahri Dahri etj., këta intelektualë të shquar të epokës moderne

Opinione

Eshref Ymeri, Vilhelme Vranari Haxhiraj, Aurel Dasareti, Mehdi Hyseni, Fahri Dahri etj., këta intelektualë të shquar të epokës moderne

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 25 gusht 2021 Në ora: 19:08
Skënder Sadri Kapiti

Sa i shurdhët, sa i mangët, sa i manipuluar dhe sa deficitar do të ishte informimi i opinioni publik shqiptar pa mediat e tilla si p.sh. gjithkombëtarja “Bota Sot” dhe “Fjala e lirë”, “Tetova Sot” e “bulevard” në Durrës . Pra, sot falë teknologjisë së internetit bëhet e mundur botimi në portale e gazeta, bëhet njohja dhe komunikimi ndërshqiptar pa pengesa , pa embargo , i lirë dhe i vihen në dispozicion publikut shqiptar vepra, opinione, mendime, gjykime e studime me vlera të çmuara intelektuale, patriotiko-kombëtare, historike, politike, artistike e shkencore si dhe u ofrohet shqiptarëve e vërteta e pakorruptuar, ato të vërteta që nuk i dëshiron politika e pushteti, ato te vërteta që nuk i dëshiron korrupsioni dhe as amoraliteti e servilizmi intelektual.

Pra, sot nuk është si dikur kur me shumë vështirësi, sakrifica e rreziqe mezi mund të hynin në Shqipëri abetaret dhe veprat e rilindësve të mëdhenj; sot nuk është më si dikur kur kishin mundësinë, lirinë dhe privilegjet për botim vetëm shkrimtarët politik e servilë të realizmit socialist të tipit stalinisto-enverist kadarenian.

Falë teknologjisë është bërë i mundur që shqiptarët të njihen me autorët, shkrimtarët,poetët, publicistët e talentuar nga Shqipëria, Kosova dhe sidomos nga diaspora të cilëve Tirana politiko-mediatike ua ka bërë të pamunduar dhe bllokadë që botimet dhe veprat e as publicistika e tyre të mos botohen në mediat e Tiranës dhe as të mos paraqiten në televizionet politiko-korruptive e partiako-materialisto-mercenare në Tiranë.

Të vërtetat, e drejta, virtytet e liria janë shumë të shtrenjta për t‘u gjetur dhe ato sulmohen gjithandej. Armiqtë e tyre janë injoranca, interesi, hipokrizia, gënjeshtra, egoizmi, korrupsioni dhe joliria.

Këtë titull shkrimi vendosa ta shkruaj e ta dërgoj për botim nisur nga ato cilësi e virtyte të cilat e karakterizojnë median shqiptare të lirë e të pavaruar,patriotike e kombëtare si ato që i citova më lart si dhe intelektualët e shquar si prof. Eshref Ymeri, Aurel Dasareti, Vilhelme Haxhiraj, Mehdi Hyseni, Fahri Dahri e të tjerë të cilët unë po i quaj si “rilindas” të epokës moderne. Kjo nisur nga fakti i lirshmërisë dhe të shpengimit të tyre nga çdo lloj egoizmi e xhelozie; nisur nga guximi dhe intelektualizmi jo subjektiv por modest e real ; nisur nga dëlirësia shpirtërore, ndjesia humane e përgjegjshmëria kombëtare si dhe nga veprimtaria e tyre e çmuar intelektuale që i karakterizon.

Këto virtyte të larta njerëzore, patriotike, kombëtare dhe intelektuale të tyre ata i kanë vënë në shërbim të ndërgjegjësimit dhe të zgjimit kombëtarë aq shumë i nevojshëm edhe sot në përballje dhe në sfidë kundër tollovisë e qorrollepsjes helmuese që kanë shpërndarë e injektuar në shoqërinë shqiptare politika, politikanët, pushtetarët e shtetarët shqiptarë me anë të korrupsionit, mashtrimit e spekulimit mediatik e propagandistik; si një sfidë e tyre kundër egozmit intelektual dhe të atij pseudopatriotik e fals; si një sfidë kundër të këqijave kombëtare e shoqërore dhe kundër mercenarizmit e servilizmit material e financiar; kundër mercenarizmit intelektual e mediatik të shitur te paraja e te politika.

Këto personalitete të mëdha intelektuale shquhen edhe për tolerancën, për maturinë dhe për urtësinë e jashtëzakonshme të tyre, pasi te publicistika e tyre sheh dhe gjen analiza, studime historike, shkencore, politike e demokratike të vërteta, të pastra dhe të painfektuara prej nuancave e ndikimeve përçarëse politike, krahinore, fetare; të painfektuara nga paraja e mercenarizmi materialist sic shumë lehtë vërehet te të tjerët, te shumica dërrmuese e intelektualëve sidomos të atyre të Tiranës, ku këta të fundit llomotisin idiotësira por edhe djallëzia me mbulesa finoke intrigash e hipokrizish që po shkaktojnë, përçojnë e përhapin dëme shoqërore dhe madje edhe agjenda antikombëtare.

Një konsideratë e veçantë po shpreh këtu sidomos për Profesorin e nderuar Z.Eshref Ymeri, pasi te ai gjen atë që rrallë e gjen te ndonjë intelektual, profesor dhe akademik tjetër, pasi prej tij,prej studimeve dhe analizave të tij njeh dhe të jipet mundësia që të njohësh edhe intelektualë e veprimtarë të tjerë të shquar.

Pra z. Ymeri përveçse si një studiues, shkencëtar dhe akademik i dimensioneve të mëdha erudite ai shquhet për një punë të jashtëzakonshme edhe në studimin dhe vlerësimin që ai u bën intelektualëve dhe patriotëve të tjerë, gjë që përbën shembullin model të një personaliteti të formësuar e brumosur me kombëtarizimin trashëgimor familjar, me guximin por edhe me ndershmërinë dhe modestinë intelektuale.

Këtë shkrim të shkurtër e bëra më shumë edhe si një apel për shqiptarët që t’i lexojnë këta personalitete, veprat e tyre sot në epokën moderne për të cilat kanë aq shumë nevojë brezat që të marrin mësime dhe edukatë patriotike, kombëtare, demokratike dhe të mësojnë të vërtetat e së shkuarës por edhe ato të sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat