Sa e padrejtë tingëllon kur njëriu mundohet vetëm për vete, por jo edhe për tjetrin!

Opinione

Sa e padrejtë tingëllon kur njëriu mundohet vetëm për vete, por jo edhe për tjetrin!

Nga: Adem Bytyqi Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:29
Autori

Rritje rrogash po lypin ata që kanë edhe ashtu rroga mesatarisht të larta krahasuar me ata që nuk kanë rroga fare dhe me ata tjerët që i kanë shumë më të ulta rrogat se ata që po kërkojnë rritje rrogash me çdo kusht, duke e kërcënuar qevrinë me protesta, demostrata dhe greva, nëse qeveria nuk i përmbush kërkesat e tyre.

Duket të jetë një situatë pak a shumë tragjikomike, në të cilën secili kërkon për ta mbushur xhepin e tyre pa menduar fare se xhepi i tjetrit është i zbrazët.

Është një periudhë në të cilën mungon solidariteti me ata që nuk kanë as një lloj të hyrash për shkak se janë të pa punë apo edhe marrin një asistencë sociale për shkak të papunësisë, përkatësisht edhe rrethanave tjera qoftë objektive apo subjektive, madje me të hyrat që marrin nuk u premtojnë as për sigurimin e nevoja elementare jetësore.

Çka mendoni?

A më humane është që ata që kanë rroga të nivelit mesatar të mendojnë për ata që nuk kanë rroga fare dhe ata që kanë rroga të nivelit shumë të ultë apo të kërkojnë rritje rrogash për veti pa menduar fare për ata që nuk kanë rroga apo i kanë rrogat tri herë apo më shumë të ulta se këta që kërkojnë rritje rrogash, duke kërcënuar me mbylljen e institucionëve nëse qeveria nuk ua ngritë rrogat...

Ata që mendojnë për forcimin e shtetit dhe për ata që nuk kanë, do duhej të mendonin më shumë për ata që nuk kanë fare apo kanë aq pak sa që me të hyrat që kanë nuk ju mjaftojnë as për përmbushjen e nevojave elementare jetësore , se sa të mendojnë për veti, duke mos u interesuar për hallët e tjerëve.

Në vendin tonë momentalisht nuk mund të flitët për barazi sociale dhe lëvizje sindikale të nirëfillt, përderisa solidariteti me ata që nuk kanë fare apo kanë shumë pak krahasuar me ata që kanë është i nivelit shumë të ultë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat