Opozita bojkotoi fjalimin e Presidentes

Opinione

Opozita bojkotoi fjalimin e Presidentes

Nga: Skender Musliu Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 20:57
Autori

Ditë më parë opzota, jo vetëm që bojkotoi mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, në të cilën presidentja e vendit, Zonja Vjosa Osmani Sadriu mbajti fjalën e rastit të fundvitit, por ata kritikuan fjalimin e saj, me pretekstin se Zonja Osmani nuk paraqet unitetin e vendit dhe se ajo ia mbanë anën kryeministrit Kurti. Në këto kritika më të zëshëm ishin politikanët e PDK-ës dhe AAK-ës. Edhe përkundër qëndrimeve partiake për t’a bojkotuar fjalimin e presidentes, duhet përshëndetur kurajon dhe konstruktivitetin e pjesmarrjes në këtë mbledhje të një deputete nga AAK-ja dhe 2 – 3 depuitet nga LDK-ja, të cilët nuk iu nënshtruan inateve dhe demagogjisë politike të partive të tyre.

Në këtë mbledhje të Kuvendit të pranishëm ishin disa Ambasador dhe përfaqësues të Ambasadave të akredituar në Kosovë, të cilët e panë të arsyeshme t’a ndëgjojnë këtë fjalim, në të cilin u paraqitën aktivitetet e vitit që po lëmë pas dhe synimet që ka Kosova për vitin e ardhshëm në të gjitha fushat, kurse opozita fatkeqësisht, para diplomatëve të huaj, edhe një herë tregoi inatet primitive partiake, duke nënçmuar institucionet e Kosovës.

Pikërisht sikur të kishte qenë prezent opozita, ka patur shumë çka për të dëgjuar dhe mësuar nga fjalimi i presidentes, sepse ishte fjalim i një niveli të lartë akademik, mbi standardet e Rajonit dhe të nivelit europian, për nga temat gjithëpërfshirës me pikësynime dhe orientime pro-perëndimore, në veçanti me një lidhshmëri të pakusht me SHBA-të.

Ky fjalim mund t’i shërbente si udhërëfyes opozitën që të edukohet dhe politikisht të emancipohet, sepse në të kaluarën, ata janë mësuar me udhëheqësit e tyre, gjysmë të arsimuar të dëgjojnë fjalime gjysmake, pa koncept, pa vizion dhe pa strategji veprimi.

Por kush është kjo opozitë që po i bojkotonë institucionet shtetërore dhe që po kërkon ikjen e Qeverisë Kurti ?

Kjo është PAN-i dhe PLAN-i, që për dy dekada shkatërruan dhe degraduan institucionet shtetërore, i privatizuan kompanitë më profitabile të Kosovës duke i sjellur deri në falimentim, që kapën gjyqësorin dhe prokurorinë përmes « Pronto » mafisë, që komandantët dhe të fuqishmit plaçkitën tokat e përgjakura të Kosovës, që vjedhën subvencionet e bijqësisë, që bashkëpunuan dhe bënë biznis me grupet kriminale në Veri të kosovës, dhe jo vetëm, që miratuan Demarkacionin, Zajednicën, që propozuan ndarjen e Kosovës, politikan arrogant dhe kërcënues, që degraduan subjektivitetin e Kosovës dhe diplomacinë e saj, që …. Nga kjo n’a del se institucionet e Kosovës për dy dekada qenkan drejtuar nga politikan matrapaz dhe sharllatana, të lidhur me krimin e organizuar, që vepruan si gangstera dhe banda mafioze duke u pasuruar në korriz të qytetarëve.

Disa politikan që më së shumti janë thirrur në Amerikën, tani iu erdhi koha të demaskohen dhe të dalin lakuriq në opinion, sepse sipas Zyres të Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me organizatat kriminale të Radojçiqit, Zvonko dhe Zharko Veselinoviqit, do t’iu ngrihet pasuria dhe do të hynë në listën e zezë të SHBA-ve. Mirëfilli dihet, sikurse shprehet Veselinoviç dhe Radojçiq, politikanët më të lartë kanë patur lidhje të ngushta biznisore me kriminelët e Veriut të Kosovës, dhe jo vetëm.

Me vendosjen e klasës së re politike në institucionet e Kosovës, qasja ndaj shtetit, rrënjësisht ka ndryshuar, si në planin e brendshëm ashtu edhe në ate ndërkombëtar. Në planin e brandshëm, Qeveria Kurti pa kompromis po e luftën korrupcionin dhe krimin e organizuar, nuk ka më tendera të kurdisur, nuk shitet toka me shuma qesharake, rritet eksporti, ka rritje në mbushjen e buxhetit, rritet eksporti, rritje ekonomike dyshifrore, situata e pandemisë dhe vaksinimi i popullsisë është mbi mesataren europiane, hajnitë e qeverisjeve të kaluara po procesohen në prokurori, me përkushtim po përgatitet infrastruktura juridike për Vettingu, Ligjin për konfiskimin e pasurisë të pajustifikueshme …….

Në planin ndërkombëtar Kosova ka përmirsuar dukshëm imazhin, që qeverisjet e kaluara e dëmtuan rëndë, tani Kosova imponohet si palë e barabarte, e jo si e nënshtruar, në takimet ndërkombëtare nuk flitet më për ndarjen e Kosovës, qendrat e vendosjes për interlokutor kanë një elitë të re politikanësh, intelektual dhe atdhetar të vërtetë, e jo të rrejshëm. Në diplomacinë e Kosovës kemi dhe do të kemi diplomat me integritet dhe profesionista, të cilët me dinjitet do t’a përfaqësojnë Kosovën, e jo analfabet dhe familiar të paemancipuar, që degraduan diplomacinë e Kosovës, madje edhe duke e kritikuar Kosovën nga shtetet pritëse, me disa përjashtime.

Me institucionet e reja dhe Qeverinë Kurti, gradualisht, por sigurtë, do të ç’rrënjoset korrupcioni dhe ç’montohet krimi i organizuar i politikanëve kosovar dhe të tjerëve, në mënyrë që Kosova t’i kthehet normalitetit dhe planifikojë zhvillimin ekonomik dhe proçeset integruese europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat