Përgjaket shkolla shqipe

Opinione

Përgjaket shkolla shqipe

Nga: Milazim Maraj Më: 1 mars 2022 Në ora: 23:22
Autori

Kjo nuk është ndodhi, për fat të keq është dukuri tragjike. Kjo dukuri është pasojë e mos funksionimit profesional të drejtorive dhe organeve të shkollës. Çka do të duhej të shikohej tani për të zbuluar rrethanat që prodhuan këtë tragjedi? SHFMU në Kosovë kanë obligimin të formojnë këshillin për parandalimin e dhunës në shkolla sipas rregullores QRK.Nr.21/2013 për Protokollin për Parandalimin dhe referimin dhunës në Institucionet e Arsimit Para-Universitar.

Nëse ky këshill në SHFMU ”HilmiRakovica” është të formuara, atëherë të shihet aktiviteti i ti, nëse këshilli do të kishte funksionuar sipas rregullores së përmendur më lartë, këto dukuri të rrezikshme do të ishin hetuar para se të ndodhnin. A ka shkolla kutinë e ankesave dhe kjo kuti a hapet më rregullat e parapara më rregullore.

Nëse kutia nuk funksionon do të thotë së kjo është injoruar nga drejtoria dhe këshilli për parandalimin e dhunës në shkollë; nxënësit kanë humbur besimin dhe shpresën për të shpreh mundimet e tyre qoftë nga bullizmi apo çështjet tjera që vijnë si produkt i moshës së tyrepara adoleshente. Humbja e jetës së nxënësit Riad Hyseni 14 vjeçar është pa dyshim përgjegjësi dhe nuk duhet të kalojë me një ngushëllim familjes. Këshilli i prindërve është njoftuar apo jo më këto probleme.

Çfarë masa ka marrë drejtoria e shkollës për parandalimin e këtij aksidenti tragjik dhe më pasoja në besimin e prindit në shkollë dhe sigurinë e përgjithshme në vend. A ka shkolla këshillin e nxënësve për ndërmjetësim? A është funksional ky këshill që ndikon në krijimin dhe ruajtje e marrëdhënieve të mira në mes të nxënësve në shkollë.

A ka procesverbale nga puna e këtyre këshillave apo raporte për masat e parapara me ligj dhe rregullore? A ka bashkëpunuar ky këshill me organet e specializuara për raste të veçanta?A ka shkolla Psikolog? Duhet të shihet edhe puna e psikologut të shkollës, planet dhe raportet e punës. Funksionimi dhe efektet e punës. Vlerësimi i përformancës nga koordinatori cilësisë në shkollë dhe të shihet nëse ky raport është serioz.

Puna kujdestarit të klasës edhe pse ora e kujdestarisë nuk është e paraparë në fondin e orëve dhe nuk është në orar. Çdo pësim që kalon pa masa adekuate ka mundësi të përsëritët. Rastet e tilla më një punë me përkushtim do të parandalohen. Tragjeditë e tilla janë humbje, dhimbje dhe komprometim i institucionit përkatës dhe shtetit. Në shkollat ku ndodhin tragjedi të tilla apo të ngajshme duhet të kontrollohet funksionimi i veprimit të integruar të organeve të shkollës dhe nëse ka nevojë të ftohen edhe organet e specializuara jashtë shkollës. Urojmë që të kemi mësuar nga kjo tragjedi pasi nuk kemi mësuar nga tragjeditë e më hershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat