Abaz Deda juristi dhe intelektuali lurian me dashuri e përkushtim për njerëzit

Opinione

Abaz Deda juristi dhe intelektuali lurian me dashuri e përkushtim për njerëzit

Nga: Gezim Loka Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:11
Abaz Deda

Kur flasim për një profesionist në fushen e drejtësisë më së pari e mbi të gjitha duhet të nxjerrim në pah karakterin e drejtë dhe përkushtimin e tij për dhënien e drejtësisë dhe përfaqësimin dinjitoz të shtetit të së drejtës. E kjo po më shoqëron gjatë kësaj tentative për të evidentuar lëmien dhe pasionin sfidant të një profesinisti si Abaz Deda në fushën e jurispodencës me të cilën ka lidhur jetën e tij.

Abaz Deda i lindur në Lure më 25.04.1964 është një person energjik dhe përkushtues në punen e tij si jurist të cilën e konsderon jo thjeshtë një punë por një mision. Në të gjitha punët që ka kryer si jurist ka shkëlqyer korrektesa dhe ndershmëria tij aftësia për të dalluar të drejtën nga e gabuara dhe viktimat nga fajtorët duke qenë gjithmonë në mbështetje të ligjit dhe të së drejtës. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1990.

Gjatë viteve 1990 - 1991 ka punuar në Hetuesinë e rrethit Dibër. Ishte një periudhë e vështirë plotë sfida që po sillnin me vete vorbullat e ndryshimeve që po pësonte shoqëria shqiptare dhe ku elementet keqbërës kishin marr zemër dhe qenë bërë më të rrezikshëm. Abazi me maturinë dhe mprehtesinë që e karkterizon diti t’i përballoj këto situata dhe të jap drejtësi të paanshme të bazuar tek principet e së Drejtës.

Gjatë viteve 1991 - 1993 ka kryer detyrën e kryetarit të Gjykatës Bulqize dhe njëheresh gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Dibrës ku është dalluar për performancen e shkëlqyer të një mbrojtësi të ligjit dhe të së drejtës kundër çdo keqbërje dhe krimimalizimi nga elementet devijante. Në janar 1993 emërohet kryetar i Rrethit Gjyqësor Dibër detyrë të cilen e ka kryer deri në vitin 2002 duke shfaqur në vije konstante preokupim dhe përkushtim profesional si dhe moral e vetëdije intelektuale e njerëzore për detyrën. Me krijimin e Avokatures së Shtetit në vitin 2002 emërohet Avokat i Pergjithshëm Shteti në Avokaturen e Shtetit detyrë që kërkonte punë dhe impenjim të veçantë dhe mbi të gjitha përkushtim të cilin ai e ka pasur gjithmonë aleatin kryesor në të gjitha detyrat që ka ushtruar.

Prej shtatorit 2009- janar 2010 ka kryer detyren e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit detyrë ku ka vënë në dizpozicion gjithë talentin dhe energjinë e tij për të mbrojtur interesat e qytetarëve edhe për të qenë një zë dinjitoz në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore në Shqipëri. Këtë detyrë vazhdon ta ushtrojë me kompetence të plotë duke synuar të bëjë më të mirën e mundshme në mbrojtje të të pamundurve që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. Gjithashtu prej shtatori 2009 është emëruar kryetar i Zyrës se Përfaqësimit ligjor në Gjykatat Kombëtare.

Gjatë karrieres së tij dhe ushtrimit të detyrave të shumta që ka patur ka kryer trajnime të ndryshme pranë organizatave vendase e të huaja kryesisht në fushat civile dhe administrative. Në periudhen 2000 -2002 është trajnuar nga Shkolla e Magjistratures Tirane, nëpërmjet projektit “Danida”.

Abazi është një intelektual erudit dhe njëri shpirt pastër i lidhur me njerëzit e tij me Luren që e do aq shumë dhe bën çfarë mundet që të kontribujë në mbarë ecurin e saj për të vënë një gur në themelet e vendlindjes që ka aq shumë nevojë për doren e bijve të saj. Abaz Deda të bën për vete me thjeshtësinë dhe zgjuarsinë me gatishmërinë për të dëgjuar gjithkënd me vëmendje dhe për të dhënë këshillen e duhur në vendin dhe kohen e duhur. Ai bën pjesë në plejaden e intelektualeve më në zë të Lurës që po mundohen të bëjnë sa më shumë që krahina jonë e dashur e degëve dhe rrënjëve të kthehet dënjesisht në destinacionin e saj të lakmuar turistik dhe historik. Me këshillat e sugjerimet e tij, por mbi të gjitha me gadishmërinë për të ndihmuar njerëzit që të gjejnë dhe të marrin drejtësi e cila jo rralle humb rrugen në vorbulla misterioze.

Abazi ngrihet në nivelin e një juristi dhe intelektuali të shquar dhe i bën nder jo vetëm Lurës të tij por Dibrës e gjith shqiptarisë që ka nevojë më shumë se kurr për një drejtësi reale e të një stadardi për të gjithë shoqërinë...

Lura në të gjitha kohët ka nxjerrë djem me vlerë që kanë vështruar përtej hundës e pragut të tyre përtej Lures duke u bërë model për tu ndjekur në çdo rrugëtim. Një model i tillë mendoj se është luriani Abaz Deda juristi dhe intelektuali që në rrugëtimin e tij lë gjurmë që duhen ndjekur.

Ne shqiptarët nuk i kemi aq të shumtë intelektualet e vërtetë sa të mos i ndjekim dhe t’i neglizhojmë me heshtjen dhe mospërfilljen tonë. Abaz Deda është një emër i përveçëm jo vetëm nga ana leksikore por mbi të gjitha nga intelekti dhe botëformimi. Abaz Deda ka bërë jo pak për Luren e lurianet e tij dhe ka bërë e po bën për gjithë shqiptarët që kanë nevojë më shumë se kurrë në këto situata disi kaotike për një avokat të drejtë e të ndershëm të të drejtave të tyre njerëzore e qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat