Sovraniteti dhe reciprociteti

Opinione

Sovraniteti dhe reciprociteti

Nga: Prof. Dr. Afrim Koliqi Më: 20 gusht 2022 Në ora: 22:14
Afrim Koliqi

Me ndërmjetësimin Evropian në Bruksel, datë 18 gusht 2022, i organizuar nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, u takuan kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiqi. Shkas ishte situata e tensionuar në veri të Kosovës nga bllokimi i rrugëve nacionale në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje me 31 korrik 2022. Edhe pse raundi i negociatave, nga nikoqirët, përshkruhet si konstruktiv nuk u arrit marrëveshje për çështjet aktuale të targave për qytetet në Kosovë, të cilat ende lëshohen nga Serbia, si dhe për çështjen e hyrjes e daljes të dokumenteve në Kosovë.

Serbia ka arritur të mbajë peng sovranitetin e Kosovës sidomos me fillimin e bisedave teknike duke fituar në kohë. Në ndërkohë ajo pat sukses të korruptimit të politikajve në Shqipëri e Kosovë, dhe në anën tjetër të bind qendrat politike, të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtar dhe të tërheq disa njohje ndërkombëtare. Ajo krijoi se bashku me Rusinë idenë e Ballkanit të hapur të cilin e përfaqëson Edi Rama dhe një pjesë e polikajve në Kosovë. Ajo arriti të fut tek një pjesë e analistëve e komentatorëve politikë “idenë” se Serbisë duhet dhënë diç për marrëveshje finale. U kyçën shumë kibucë politik dikur shërbëtor të UDB-së e masmedia të caktuara që punuan të krijojnë një klimë për tradhti kombëtare.

Opozita duke luajtur rolin destruktiv të udhëhequr nga inati krijoi hapësirë të veprimit negativ, tani kur jemi para një udhëkryqi ekzistencial shtetëror të sovranitetit e zbatimit të ligjit në tërë territorin e republikës. Ajo adaptoj me ose pa vetëdije propagandën serbe si opozitarisëm, qoftë për rrëzimin e qeverisë ashtu dhe në revoltat sindikale. Opozita nuk ju gëzua as deklaratës së Eskobarit mbi bashkësinë e komunave serbe që nuk mund të kenë të drejta ekzekutive.

Lufta në Ukrainë dhe sulmet në Krime në çdo qastë është duke ndryshuar situatën aktuale në terren. Rusia gjendet para sfidave të mëdha dhe mund shumë lehtë , sipas shërbimeve inteligjente perëndimore, të përdor armët për shkatërrim në masë. Pekini aktivizon operacionin “Vostok 2022” dhe përfundimisht me Rusinë krijojnë boshtin ushtarak kundër perëndimit veçanërisht ndaj SHBA-së dhe dërgon trupa në Rusi për të mare pjesë në ushtrime ushtarake. Rusia është e interesuar të hapi vatra të reja të luftës në Ballkanin perëndimor(Mali i Zi, Kosova, Bosnja e Hercegovina e ndoshta dhe Kroacia), si dhe më gjerë.

Shtatori po afrohet gjendja mund të eskalon deri në konflikt. Për të parandaluar më të keqën në këtë situatë lajmi më i rëndësishëm është se SHBA ka vendosur që të dërgojë trupat e saj për të patrulluar rrugën në veri të Kosovës, për të ruajtur sigurinë. Siç bën të ditur Associatet Press, trupat amerikane në kuadër të NATO-s janë vendosur përgjatë rrugëve kryesore në veri të Kosovës.

Paraqitja e “Brigadës se Veriut” ka shqetësuar shqiptarët sipër urës së Ibrit. Këta, “Brigada e Veriut”, janë një kontingjent paramilitar i financuar nga shërbimi sekret i Beogradit dhe i njohur për agresivitetin e tyre, pasi përbëhen nga element të lidhur me krimin e organizuar. Për të ruajtur popullatën shqiptare nga provokimet eventuale të këtyre krimineleve janë dërguar policët shqiptar në Mitrovicën e veriut, kjo nga mediat serbe shihet si provokim, pasi ata theksojnë se nuk ka pasur leje apo kërkesë nga stacioni policor i Mitrovicës së veriut për prezencën e tyre. Mirëpo, prania e tyre vjen nisur nga trazirat e dy javëve më parë, ku pati lëndime të shqiptarëve në lagjet e tyre nga paramilitarët serbë. Para shtatorit mund të rebelohen serbet ose duke tentuar të krijojnë bashkësinë e komunave serbe sipas versionit të tyre, largim nga institucionet e Kosovës ose rebelim klasik.

ka segmentet e veta të sigurisë, KFOR-i ka mision mbrojtjen e sigurisë në terë territorin e Kosovës, qeveria është e vendosur për kushtetutshmëri dhe zbatim të ligjit në terë territorin e Republikës. Kthim prapa nuk ka, reciprociteti është obligim shtetëror. Në horizont shihet anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE. Nëse udhëheqësit politikë nuk bien në dakordancë për interesa kombëtare rrezikon të rrëshqas në rreziqe të mëdha të pa imagjinueshme të ekzistencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat