Qeveria asnjë minutë mos të shtyjë reciprocitetin, s’janë më në pushtet ata që kanë ledhatu Vuçiqin

Opinione

Qeveria asnjë minutë mos të shtyjë reciprocitetin, s’janë më në pushtet ata që kanë ledhatu Vuçiqin

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:15
Faton Mehmeti

Pas vizitës në Kosovë ku patën takime me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe serbëve, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi special të Bashkimit Evropian për bisedimet, Miroslav Lajçak kanë viztuar edhe Beogradin.

Pas takimit në Beograd nuk pati prononcime për mediat, zërat për kërkesë të shtyrje të reciprocitetit nuk mungojnë.

Ndonëse z.Lajkaç ka theksuar se një shtatori do të jetë një ditë normale, teksa ka shtuar se në tavolinë tashmë janë shtruar disa opsione, pa përjashtuar as opsionin e shtyrjës së vendimit të qeverisë.

Pavarësisht se i dërguar i SHBA dhe BE kur janë pyetur se a është kërkuar nga Kosova shtyrja e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve për tri deri në gjashtë muaj si opsion, nuk kanë  pranuar të japin më shumë detaje. Nuk janë të rastësishme llafet për kërkesë të ndërkombëtarëve për shtyrje të reciprocitetit, kjo për të vazhduar të gjindet moduli i duhur për mos trazira nga ana e serbëve të frymëzuar nga Beogradi.

Asnjë kërkesë, asnjë alternativë tjetër përveç vendosjës së reciprocitetit nga 1 shtatori nuk duhet të merren parasysh nga ana e qeverisë. Serbia e ka dëshmuar shumë herë se nuk e mban fjalën, me 31 korrik u kërkua një muaj shtyrje, asgjë nuk ndryshoi, dhe as sdo të ndryshojë, Serbia është e njejta: e pabesë.

Duke kërkuar më shumë shtyre përkes bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiqi mbat pulsin e reagimit dhe veprimit, varësisht prej forcës së reagimit, Serbia e zhvillon diplomacinë.

Sa më e vendosur të jetë qeveria në vendimet e saja karshi Serbisë, kjo e fundit lëshon pe. Jam i bindur se Serbia nuk ndryshon, edhe po të shtyhet reciprociteti me vite të tëra. Përkëdheljet, lidershipi i dobët nga udhëheqja kosovare ka trimëruar Vuçiqin së tepërmi.Po të kishte lidership të vendosur, me parime, gjërat do të ishin ndryshe. Qeveria sduhet të shtyj asnjë minutë vendimin për reciprocitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat