S’ka reciprocitet!

Opinione

S’ka reciprocitet!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 27 gusht 2022 Në ora: 22:51
Fatmir Bajraj

Marrëveshje për Marrëveshjën, "Zgjidhje Europiane", por në fakt bie reciprociteti i cili tani e tutje mbetet:

"Fjalë e vdekur n'letër"!

Marrëveshja e 2011-tës, e Brukselit, sot gjymtohët rëndë, duke u larguar esencialisht reciprociteti dhe duke nxjerrë jashtë juridiksionit shtetëror të Republikes së Kosovës, Veriun e Kosovës përkatësisht pakicën serbe n'veri të vendit në aspektin e legjitimitetit të dokumenteve të lëshuara nga Serbia!

Nga sot, në vend të Reciprocitetit kundrejtë Serbisë për dokumentet e udhëtimit ndërmjet të dya shteteve respektive, për pakicën serbe n'veri të vendit, me dokumente identifikimi të një vendi fqinj (Serbia), u lejohet që të trajtohen si qytetarë të Serbisë në Republikën e Kosovës, dhe të njëjtëve u lejohet që të sillen neutral karshi Republikës së Kosovës, fakt ky i cili nuk vlen edhe për pakicën shqiptare n'Kosovën Lindore!

A është ky Reciprocitet, apo vetëm "Zgjidhje Europiane"?

Konsideroj se kjo Marrëveshje për Marrëveshjen e 2011-tës, mund të jetë gjithçka tjetër, por kurrë dhe me asnjë element bazik & thelbësor, reciprocitet!

Reciprocitet do ishte, sikur Marrëveshja e 2011-tës të zbatohej pa gjymtimin e saj dhe pa privilegjët shtesë për serbet lokal, madje duka u'a mundësuar të sillën neutral ndaj statusit, përkatsisht mosnjohës të shtetit në të cilin jetojnë.

Pytja është:

A shkeli Kushtetutën e Republikues së Kosovës me këtë "Zgjidhje Europiane", Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti?

Unë besoj se po, dhe kjo është e papranueshme dhe e pakapërcyeshme.

Marrëveshje për targat s'kemi, dhe poqëse i hedhim një sy retrospektiv "sukseseve" n'Dialog të Qeverisë Kurti, edhe këtu egziston rreziku i lëshimit pe para pales serbe e cila dorën n'zëmër në Bruksel shkon e përgaditur mirë dhe jo me hartime shkollore sikur Qeveria e Kurtit.

Kurti ma mirë do bënte sikur të shtyente n'kohë implementimin e marveshjeve të arritura n'Bruksel, dhe të shfrytëzonte kohën për bashkërendim dhe koordinim me Opozitën dhe partnerët tanë strategjikë, se sa të "kreh" dhe gjymtoi ato, duke dëmtuar vendin dhe shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës si Kryeministër i saj!

Z.Kryeministër, insisto në heqjen e Republikës së Kosovës nga preambulla e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, e leri hartimet për nxënësa, të cilat s'i merr njeri seriozisht n'Bruksel dhe as gjetiu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat