A është “Ballkani i hapur”, mini Jugosllavia?

Opinione

A është “Ballkani i hapur”, mini Jugosllavia?

Nga: Skënder Mulliqi Më: 11 shtator 2022 Në ora: 10:59
Autori Skënder Mulliqi

Kryeministri i Shqipërisë, po u krijon “terren” gjithnjë e më shumë marrëdhënieve të mira me Serbinë, e presidentin Aleksander Vuçiqin. Ky i dyti është duke e shfrytëzuar mundësinë e idesë të Ballkanit të hapur, të formojë një mini-Jugosllavi. Duhet thënë se këtë ide të Open Ballkanit për çudi bukur shumë janë duke e përkrahë BE-ja dhe Amerika. Serbia Ballkanin e hapur po e shikon si mundësi që përmes dialogut më Kosovën, t’ia arrijë qëllimit të implementimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Ky është hapi i parë.

Hapi i dytë i menduar nga Serbia është që edhe pse ka rënë qeveria proserbe e Dritan Abazoviqit, të sjellë në vjeshtë në pushtet një regjim proserb të ri në Mal të Zi. Serbët bukur shumë përmes Republikës Serbe, kanë arritur shkallë të lartë të vetëvendosjes në Bosnje. Sigurisht që po vendosët një rend i ri botëror, me luftën e cila po zhvillohet në Ukrainë, ku Rusia bëri invazion ushtarak atje.

Duke e shfrytëzuar mirë përkrahjen e Edi Ramës për Ballkan të hapur, serbët po e përdorin për qëllime gjeostrategjike, nën mëngë, për ti arritur qëllimet e tyre në rajon. Serbia po bënë përpjekje për të gjetur një formulë politike, me metoda të vjetra të veprimit për krijimin e një Unioni të Shteteve Ballkanike, këtu nuk hynë Kroacia dhe Sllovenia. Ky union i këtyre shteteve do të vendoste një regjim autoritar, me Serbinë në krye. Këto synime të Serbisë nuk është vështirë të kuptohen nga bashkësia ndërkombëtare, për ta hedhur poshtë idenë për Ballkan të hapur, ku po fshihen mirë edhe bota serbe dhe bota ruse. Mini shengeni siç po e quajnë disa nuk fsheh idenë prapa, sipas disave për Shqipëri të Madhe, dhe Serbi të Madhe, po fsheh idenë e një Jugosallavie të re. Vuçiq ka shprehur haptazi apetitet për të qenë lider i Ballkanit. Kjo është nisma e Serbisë. Këto ide shoviniste serbe, nuk janë të tolerueshme për rajonin e veçmas për Kosovën. Nuk jemi pavarësuar me luftë, për të rënë në kushte të paqes në një okupim të ri përmes idesë kamufluese të Ballkanit të hapur. Me ide të tilla shoviniste dhe me kërcënime më luftë nga Serbia dhe Rusia, nuk arrihet paqja në Ballkan…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat