Fletëza kujtimesh: Takimi im i fundit me Agim Malën dhe zonjën e tij....

Opinione

Fletëza kujtimesh: Takimi im i fundit me Agim Malën dhe zonjën e tij....

Nga: Agron Shabani Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:04
Autori Agron Shabani

Me Agimin (Malën) dhe zonjën e tij, Sanijen, e kishim lënë të takoheshim në një hotel super luksoz të Aachenit në Gjermani, ku Agimi dhe zonja (gruaja) e tij, e kishin kaluar natën. Ishte pranverë e hershme e vitit 2OOO... Kishin deshirë të me takonin për të me ngushëlluar për vdekjen e babait tim, Mehmetit, të cilin Agimi (Mala) e kishte dajë. Vëllai im, Alberti me kujtohet se po e ngiste veturën e tij me shpejtësi të madhe për të mbërritur me kohë në terminin (takimin) e paraparë me Agimin dhe Sanien. Superstrada e njohur Frankfurt-Köln-Aachen, me kujtohet se ishte e ngarkuar nga trafiku i dendur....Kishte edhe "stau"( pengesa) të zakonshme për shkak të punëve ose riparimeve të vazhdueshme në superstradat (autostradat) gjermane. Kështu që pas një orë e gjysmë rruge ose udhëtimi nga banesa ime, do ia bëjmë (themi) në Aachenin e bukur dhe historik ku Karli i Madh (Karl det Große) dhe mbretër ose perandorë të tjerë gjerman të "Dinastive" të njohura të Merovingëve, Karolingëve, Frankëve, Langobardëve dhe të tjerëve, kanë lënë gjurmë të thella dhe histori të shumta.

Me kujtohet se në Aachenin e asaj kohe, pos tjerash na pritën edhe ato duar të hapura dhe buzëqeshje të ngrohta të Agimit dhe zonjës së tij. Dukeshin të buzëqeshur dhe relaksuar nga një vizitë që ia kishin bërë Muharrem Ramabajës dhe familjes së tij në Aachen (Ahen) të Gjermanisë. Se këndejmi, z. Ramabaja, Agimi (Mala) e kishte kolegë dhe mik të moçëm të letrave. U takuam edhe me z. Ramabaja. Në mos gabohem, në Aachen, Agimi e kishte takuar edhe mikun dhe kolegun tjetër të penës dhe letrave, Faruk Tashollin.

Shihej qartë se në atë takim të paharruar dhe impresiv në Aachen të Gjermanisë, Agim Mala dhe Zonja e tij, sikur i kishin zgjedhur artin, lookun, stilin, taktin, gjuhën (fjalët), buzëqeshjet dhe porositë e jetës ose motmotit. E sidomos zonja Mala, e cila dukej e këndshme, ekskluzive, ekzotike dhe tepër elegante. "Sipas ideve, teorive, koncepteve dhe definicioneve të njohura feministe, shkencore ose humaniste: Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës intelektuale, profesionale dhe politike mbi bazat e ndryshme gjinore." me kujtohet se me tha asokohe në bisedë e sipër zonja Mala, e cila për shumë vite me radhë kishte punuar si pedagoge ose profesoreshë e filozofisë dhe sociologjisë në një gjimnaz të Prishtinës, duke shtuar në vazhdim se :"Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe inteligjente shqiptare, është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentet e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avancimin e gjithmbarshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjerë shqiptare në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe, ky realitet është padyshim aparent, empatik dhe transparent, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale ose inteligjentë shqiptare, jeton, punon, lufton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, krijon, mendon, reflekton, navigon, interferon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombëtare." Kishte të drejtë znj. Mala. Absolutisht.

Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose lëvizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose "polit të butë" i bëjnë mirë popullit, shtetit, pushtetit, arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare. E sidomos atëherë kur ka tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit kritik në një institucion ose instancë të lartë morale dhe kompetente që e bën të pamundur përthithjen, injorimin ose prezantimin e tyre si vlerë shkëmbimi. Mbase, përmes kyçjes, involvimit ose inkuadrimit të gjinisë së bukur në çështjet ose aspektet e ndërlikuara, komplekse dhe vendimmarrëse. ( Mendimi im personal).

Ndërkohë që lufta dhe masakrat e përgjakshme dhe tepër makabre e sadiste të soldateskë dhe falangave të egra serbo-çetnike kundër popullsisë civile shqiptare, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kishin nxitur ose shkaktuar indinjatë të thellë dhe një shqetësim të madh ndër shqiptarët gjithandej. Bëhej fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që kishte ngritur asokohe alarmin e lartë të zhdukjes ose shfarosjes së përgjithshme ( masive) të etnikumit ose elementit të lashtë shqiptar nga Kosova, i cili i kishte nxitur bombardimet masive të NATO ose Perëndimit-kundër ushtrisë dhe hordhive të tjera serbe.

Të nxitur, mërzitur, motivuar dhe alarmuar nga dhuna, terrori, respresioni, inkursioni, reperkusioni, gjenocidi, etnocidi, ekocidi, urbanocidi, kulturocidi ose terri i përgjithshëm informativë dhe kulturorë në Kosovën e shkelur ose sunduar nga serbi: Intelektual, afarist dhe patriot të shquar shqiptar në Zvicër si Xhevdet Mazrekaj, Agim Mala, Ali Podrimja, Milazim Krasniqi, Teki Dërvishi dhe të tjerë: Në vitët 1995 dhe 1996, e kishin hedhur idenë mbi ngritjen, themelimin ose botimin (editimin) e gazetës së fuqishme, prestigjioze dhe renomative të shqiptarëve "Bota Sot", e cila me kalimin e kohës që ngritur në instancë ose institucion të lartë mendorë, informativë, kulturorë, politik dhe patriotik të Kosovës dhe shqiptarëve, në një kohë kur kombit dhe atdheut, u kishte shkuar thika e serbit në asht, dhe laku i gjatë i robërisë dhe tiranisë së huaj, dikund thellë në fyt. E sidomos gjatë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së.

Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz shqiptar nga Kosova, të përndjekur dhe persekutuar nga serbët, asokohe përpiqeshin të kapnin Evropën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë. I tmerrshëm dhe shpeshherë edhe tragjik, ka qenë fati i emigrantëve ose azilkërkuesve shqiptar nga Kosova. Ndonëse, në mërgim ose emigracion, njerëzit shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë. Pastaj vjen kriza e asimilimit ose tjetërsimit....Harresa ose mohimi i gjuhës amtare....E sidomos nga ana e brezit të ri, ose gjeneratës së re.

Të gjitha këto së bashku, gjatë asaj nate të paharruar me Agimin dhe Sanijen, i kemi rrahur ose trajtuar në banesën time. Kishte edhe linja të thella malli, nostalgjie, emocionesh të ndryshme dhe impresionoi që po ecnin tutje, tutje...

Dikur me vonë, si për të zbukuruar akoma më shumë natën tonë mërgimtare, erdhën edhe të dy djemtë e tyre: Albesiani dhe Iliriani së bashku me kushëririn tonë të dashur, Xhevdetin (Shabanaj)-një patriot dhe veprimtar i njohur shqiptar i UÇK-së në Zvicër.

Gjithashtu me kujtohet se nga zoti dhe zonja Mala, gjatë atij takimi, mora komplimente dhe lëvdata superlative mbi punën dhe angazhimin tim në fushën e kulturës, gazetarisë ose informacionit, që me bënë të ndjehesha mirë dhe i relaksuar me faktin se para vetës i kisha Dr. Agim Malën dhe Prof. Sanie Malën.

U pajtuam që të shkruaja ose bashkëpunoja për ta në revistën e njohur "Eurozëri"....ku me duket se kam lënë gjurmë dhe kujtime të mira. Në gazetën "Bota Sot"-gjithashtu. Në Radio Prishtinë, Radio Tiranë, Televizionin Shqiptar etj...Sidomos para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ndoshta po?

Me Agimin dhe Sanien, u ndamë si për të mos u parë ose takuar kurrë më në jetë! E sidomos me Agim Malën (Dritë pastë!) -nga i cili kam mësuar shumë.

Në të kundërtën, për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, arsimi, shkenca (filozofia), politika ose informacioni, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?

Në të kundërtën, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive, nëse i keqpërdorim ato.

Me kujtohet se dikur me vonë, gazetari, shkrimtari, publicisti dhe reporteri i njohur i luftës së UÇK-së, z. Maxhun Smajli, i mrekulluar si duket nga kolumnat ose shkrimet e mia shumëvjeçare në "Eurozëri": I mblodhi dhe mori me veti të gjitha shkrimët ose analizat e mia politike, gazetareske ose publicistike, për të lidhur dhe formuar (botuar) ato në formë libri tim autorial. As vet nuk e di si dhe pse (përse), por me Maxhunin (Smajlin) dhe të gjitha ato shkrime të mia, nuk u takova kurrë më!

Nejse...Maxhun Smajli është edhe intelektual, edhe patriot, i cili bësojë se ka vullnet të mirë jo vetëm ndaj meje.

"Mua me duhet lexuar dhe mësuar akoma më shumë, për të ditur dhe kuptuar edhe një trohë me shumë.", do thoshte shpesh Agim Mala....Ndjesë pastë!

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat