Pse pas kthimit nga SHBA, Ramushi mbështet Albinin për dialogun?!

Opinione

Pse pas kthimit nga SHBA, Ramushi mbështet Albinin për dialogun?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 mars 2023 Në ora: 09:53
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Dikur e kritikonte, pas vizitës në SHBA, Ramush Haradinaj duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj Albin Kurtit në raport me dialogun me Serbinë. Deri para një muaji, Haradinaj akuzonte Albin Kurtin se me veprimet e tija po e favorizon Serbinë në procesin e dialogut të Brukselit.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë Kurti po i pengon aleatët perëndimor të Kosovës që t`i bëjnë presion Serbisë për marrëveshjen finale.

Çuditërisht i njëjti njeri tani sipas Ramushit po vepron mirë me pranimin e planit franko-gjerman duke e përshkruar se propozimi në fjalë shënon një kapitull të rëndësishëm për njohjen ‘de jure’ të Kosovës nga Serbia. Derisa Ramushi ka ndryshuar qëndrim në këtë drejtim, liderët tjerë opozitarë kanë mbajtur qëndrim refuzues ndaj planit, sidomos javët e fundit.

Duke e akuzuar Qeverinë se e ka degraduar procesin, meqenëse marrëveshja nuk e ka “njohjen në qendër” – siç thoshte dikur Kurti. E habitshme se si të njëjtit akuzonin Kurtin si "anti amerikan", tani që pranon planin me insistim të SHBA, akuzojnë qeverinë për degradim të procesit.

Për çfarë degradimi flirtet derisa SHBA është garantuese e procesit, nga ku Kosovës i garantohet anëtarësimi në OKB, çka do e bënte praktikisht njohjen "de jure". Derisa Haradinaj është rreshtuar në të drejtën dhe interesin e vendit duke lënë anash inatet politike, pjesa tjetër e opozitës me paturpësi mbajnë inate meskine edhe kur është në pyetje interesi kombëtar.

Ndryshimi që Ramushi pasqyroi pas kthimit nga SHBA reflektoi në ndryshimin e qëndrimit të tij, gjë shumë pozitive në momentin historik të vendit. Edhe opozitës tjetër, SHBA duhet t'ua tërheq veshin për të qenë bashkë në këto momente, për më tepër se qeveria aktuale po mundet të rregullojë gabimet e së shkuarës me opozitën e sotme dikur në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat