Albin, rinia po ikin me të madhe, bëj diçka se Kosova po zbrazet

Opinione

Albin, rinia po ikin me të madhe, bëj diçka se Kosova po zbrazet

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 maj 2023 Në ora: 08:13
Autori Faton Mehmeti

Ikja e të rinjve vazhdon. Sipas Agjencisë së Statistikave, nga Kosova u larguan 42 mijë persona vetëm vitin e kaluar. Me shkallën e papunësisë te të rinjtë me mbi 48.6 për qind, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pasojat do të jenë të tmerrshme nëse qeveria nuk ndërmerr masa për të pralandaluar ikjen. Ikja e të rinjve ka shumë pasoja, ndër to është prishja balancit të moshës, gjinisë, zvogëlimin e shkallës së natalitetit dhe një mënyrë sjellë moshnimin demografik.

Arsyeja kryesore emigrimit është mungesa e kushteve të favorshme të punës dhe pamundësia për t’u punësuar në profesionin e tyre, pastaj mungesa e sigurisë në punë, mungesa e sigurimeve shëndetësore, nepotizmi në punësime, cilësia e dobët e arsimit etj. Pritejet e të rinjve nëpër ambasada kryeisht gjermane janë të larta. Sipas të dhënave të Ambasadës gjermane, në vitin 2021 kjo ambasadë i ka pranuar 56,639 aplikime, ndërkaq në 2022 janë 48,962 aplikime.

Derisa e brenda vitit nga kjo ambasadë lëshon 5,500 viza pune për aplikimet që bëhen nga qytetarët e Kosovës, numri i madh shkojnë me viza sllovene dhe të ndryshme. Kuadrot tona po na i marrin tregjet e ndryshme ndërkombëtare. Kjo do të na varfërojë në masë të madhe si në konsum, ashtu në rritje ekonomike, mirëqenie dhe në të gjithë parametrat ekonomikë e po ashtu do të bie dukshëm nataliteti.

Të gjitha këto janë shumë të dëmshme për vendin. Ndonëse qeveria e Kosovës ka lansuar platformën e punësimit "Superpuna" e lansuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e cila synon të lehtësojë qasjen në tregun e punës për të rinjtë dhe të ndihmojë bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj, duhet bërë edhe më shumë për të frenuar ikjen e të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat