Mungesa e njohjes së politikës globale dhe strategjisë nacionale amerikane në botë, është një defekt i madh në politikën shqiptare!?

Opinione

Mungesa e njohjes së politikës globale dhe strategjisë nacionale amerikane në botë, është një defekt i madh në politikën shqiptare!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 5 korrik 2023 Në ora: 13:34
Autori Rexhep Elezaj

Vetë fakti se Kosova e çliruar dhe e pavarësuar nga amerikanët në vitin 1999, përkatësisht në vitin 2008, e cila para pak javësh e ndëshkoi qeverinë e Kosovës duke e përjashtuar FSK-në nga ushtrimet ushtarake të NATO-s, “Defender-Euorop-23”, inaugurimi i të cilave u bë pikërisht me një ceremoni në Prishtinë, etj., flet qartë se politikanë shqiptarë si dhe udhëheqës shtetëror, për fat të keq, nuk e njohin esencën e politikës nacionale dhe globale të SHBA-ve si superfuqi në botë.

Kur e them këtë, kam parasysh kohën dhe ngjarjet pas vitit 1989, kur Kosova u pushtua me tanke dhe ushtri nga Serbia fashiste-hegjemoniste, por në ato vite (1989-99) ishte një intelektual i vetëm shqiptar në Kosovë i cili quhej Ibrahim Rugova, ai i cili e kishte kuptuar një fakt të pamohuar, se janë të vetmit në botë amerikanët ata të cilët mund ta shpëtojnë Kosovën dhe shqiptarë nga dhuna dhe gjenocidi serb, regjim i cili kishte filluar zbatimin e metodave bizare të UDB-së ndaj shqiptarëve.

Pra, duke qenë i vetëdijshëm se vetëm miqësia dhe aleanca me amerikanët mund të ishte shpëtimi i shqiptarëve nga represionet serbe, Ibrahim Rugova me mençurinë dhe vizionin e tij intelektual-kombëtar zgjodhi busullën më të sakët, se në ç’drejtim dhe nga kush mund të kërkonte ndihmë populli shqiptar i Kosovës, për ta mbijetuar sistemin grotesk të Apart-hejdit serb, i instaluar me dhunë në Kosovë në vitin 1989.

Pra, siç e dinë gjithë shqiptarët, fati e deshi dhe vizioni i presidentit Ibrahim Rugova doli i sakët, meqë ishin pikërisht amerikanët ata të cilët e shpëtuan Kosovën dhe 2 milion shqiptarët nga spastrimi etnik dhe gjenocidi serb, duke e bombarduar Serbinë për ta çliruar Kosovën të cilën e bënë shtet të pavarur dhe sovran në vitin 2008.

Mirëpo, ajo që e kam thënë në titull, se politikanë shqiptarë dhe udhëheqës shtetëror nuk e njohin politikën dhe strategjinë globale amerikane në botë, këtë konstatim do ta ilustroj me një shembull konkret, i cili në mënyrë të qartë e pasqyron politikën globale dhe strategjinë nacionale të SHBA-ve, siç ishte lufta mes Egjiptit dhe Izraelit në shtator të vitit 1973, kur forcat ushtarake egjiptiane sulmuan bazat izraelite, duke e kaluar kanalin e Suezit me tanke dhe mijëra ushtarë, të cilët i përkrahnin nga ajri forcat ajrore të udhëhequra nga piloti i shquar asokohe, dhe më vonë president i Egjiptit, Hysni Mubarak, meqë rast e mundin ushtrinë e Izraelit, duke ia shkatërruar bazat dhe bunkerët ushtarak në gjatësi prej 25 km në anën tjetër të kanalit të Suezit. Pra, forcat ushtarake izraelite detyrohen që të tërhiqen krejt në veri të siujdhesës së Sinait, një rrafshnaltë e madhe me 61.000 km², ku edhe sot gjendet kufiri mes këtyre dy shteteve.

Pse e mora këtë shembull, për faktin se gjatë kohës së kësaj lufte kam qenë student në Kairo të Egjiptit, ku për së afërmi i kam përjetuar dhe mësuar të vërtetat e kësaj lufte, se, pranë faktit që SHBA-të ishin aleati kryesor i shtetit të Izraelit, që nga viti kur ai u themelua me 1948, dhe të cilin e furnizonin me armë dhe gjithçka që i duhej një shteti, pra amerikanët si mbështetësit kryesor dhe numër një i Izraelit, ishin pikërisht ata të cilët pas vdekjes së presidentit Gamal Abdel Naser në vitin 1970, në vend të tij do e sjellin në pushtet oficerin e lirë dhe pro-amerikan, Enwar Al-Sadatin, të cilin do e armatosin deri në dhëmbë, dhe të njëjtin do e shtyjnë në luftë kundër Izraelit në vitin 1973, luftë të cilën siç dihet e fitoi Egjipti, madje me humbje jo shumë të mëdha.

Shtrohet pyetja, pse e kishte pranuar presidenti E. Al-Sadat këshillën si dhe armatosjen nga amerikanët, mbase këtu qëndron thelbi i asaj që quhet politikë dhe strategji amerikane në botë, dhe që si kusht për ta fituar luftën me Izraelin, presidenti i Egjiptit duhej ta njihte Izraelin si shtet në Lindjen e Mesme, siç edhe ndodhi pas disa viteve me arritjen e marrëveshjes paqësore në Camp David, të cilën e pason vizita e Enwar Al-Sadatit në Kneset (Parlamentin) e Izraelit, duke u bërë Egjipti vendi i parë arab që njohu zyrtarisht Izraelin si shtet brenda tokave arabe të pushtuara po nga Izraeli, siç është edhe sot Palestina e okupuar nga Izraeli.

Mbase një gjë nuk duhet pasur parasysh, se kur Egjipti e ndërroi politikën pro-ruse duke u bërë partner i SHBA-ve me ardhjen e Anwar El-Sadatit në pushtet si president i Egjiptit në vitin 1970, kurs të cilin e mban edhe sot Egjipti, këtë shtet nuk e sulmoi më askush, u zhvillua shumë shpejtë ekonomikisht dhe i cili sot numëron 100 milion banorë, pra është ndër shtetet më të fuqishme dhe më të zhvilluara në Lindjen e Mesme dhe gjithë Afrikën veriore.

Dhe, ajo çfarë ndodhi pas njohjes së Izraelit nga ana e shtetit më të madh në botën arabe, pra nga Egjipti, ishte vrasja e presidentit Anwar Al-Sadat, i akuzuar si tradhtar i çështjes arabo-palestineze në vitin 1981 nga vetë ushtarët e tij në një paradë ushtarake në Kairo, duke e lënë të vdekur në vend, dhe ku pas vrasjes së tij president i Egjiptit u bë Husni Mubarak, ai piloti i luftës, i cili ia kishte shkatërruar bazat ushtarake Izraelit matanë kanalit të Suezit në një gjatësi prej 25 kilometrash në luftën e 6 tetorit të vitit 1973..!?

“VENI, VIDI, VICI”..(Erdha, pashë, fitova).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat