Shumë mendje të dijes dhe shkencës të mykura nga feja po na dërgojnë drejt theqafjes dhe humbjes shkatërruese!

Opinione

Shumë mendje të dijes dhe shkencës të mykura nga feja po na dërgojnë drejt theqafjes dhe humbjes shkatërruese!

Nga: Dibran Demaku Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:23
Dibran Demaku

Si nxënës e shkollës së mesme në Prishtinë me banim në Konviktin e atëherëshëm të shkollave të mesme kisha njohur shumë miq e shokë që synim të jetës e kishin shkollimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare.

Të gjithë, kur them të gjithë e kam parasyshë shumica absolute e tyre ishte orientuar nga dija dhe shkenca, duke lënë prapa si relikte të kohës së kaluar të primitivizmave të të gjitha ngjyrave qofshin ato shoqërore sociale apo fetare.

Të them të drejtën shumica e atyre nxënësve që kisha njohur gjatë banimit në atë konvikt, pas katër vitesh të shkollës së mesme,me shumë sukses kishin vazhduar shkollimin universitar në degë dhe profile të ndryshme që i duheshin shoqërisë shqiptare të kohës.

Shumë nga ata i njoh edhe sot e kësaj dite. Ata edhe sot e kësaj dite japin kontributin e tyre në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare sot e këtu në shtetin e Kosovës,por edhe më larg. Sukseset e tyre janë për çdo lakmi si për ata si individ apo edhe për kombin tonë në përgjitjësi.

Por…ajo që zgjon kureshtjen dhe habinë (do të thoja legjitime) është se një numër i tyre, pas rënies së sistemit komunist (sistem i cili me ligje i kishte ndaluar ritet fetare publike), tash në demokraci ndërruan mendje dhe sharruan me kokë e këmbë në riafirmimin e fesë dhe të relikteve fetare?!

Harruan (me qëllim apo pa dashje) se çfarë kishin thënë dhe kishin bërë edhe vetë kundër fesë dikur është dhe mbetet pyetje pa përgjigje.

Se përse ndodhi kjo thyerje kaq radikale në mendjet dhr në zemrat e tyre nuk dihet,por ajo që dihet është se shoqërinë shqiptare që ishte në rrugën e dijes dhe të shkencës, e orientojnë drejt të shkuarës dhe primitivizmit. E bëjnë këtë me vetëdije dhe vetëbindje apo se janë të paguar nga ata që nuk ia duan të mirën kombit shqiptar në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, nuk dihet, apo edhe dihet,por heshtet.

Heshtet,sepse ata(pra përkrahësit e fesë myslimane) janë aq të radikalizuar në orientimin synimet e tyre, saqë me arrigancën e tyre janë në gjendje të bëjnë gjithçka! Gjithçka në dëm të çështjes shqiptare dhe në dobi të çështjeve fetare?!

Dhe fatkeqësisht, të tillët e kanë përkrahjen edhe nga struktura të organituara të shtetit!

Dihet botërisht se dy shtetet shqiptare, Kosova dhe Shqipëria, me Kushtetutë janë shtete sekulare,që do të thotë të ndara nga feja. Dhe nëse është kështu përse qeveritë e tyre lejojnë që ritet fetare të mbahen nëpër rrugë e sheshe, kur në trojet shqiptare ka aq shumë objekte fetare?!

Edhe kjo pyetje mbetet pa përgjigje, sepse shumë mendje të dijes dhe të shkencës në trevat tona kanë zënë të mykën nga primitivizmi fetar që do të na dërgojë në theqafje dhe humje shkatërruese?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat