Serbëve në veri, urgjentisht ose ta paguajnë energjinë elektrike ose t'u ndalet rryma

Opinione

Serbëve në veri, urgjentisht ose ta paguajnë energjinë elektrike ose t'u ndalet rryma

Nga: Faton Mehmeti Më: 12 gusht 2023 Në ora: 21:32
Autori Faton Mehmeti

12 milion euro në vit llogaritet të jetë fatura e energjisë së shpenzuar në katër komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe. Që nga paslufta ky problem, kjo barrë e rëndë mbi qytetarët dhe shtetin ende s’ka gjetur implementimin. Ndonëse marrëveshja ekziston që nga viti 2013, e ende nuk ka zbatim për të, qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Nga viti 1999 deri 2017 borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 për qind. Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme.

Ky vendim më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa më pas është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe KOSTT-i. Realisht pala serbe asnjë nga marrëveshjet prej asaj të vitit 2013 dhe me atë shtesë të vitit 2015, por edhe të qershorit të vitit të kaluar, respektivisht Serbia nuk e ka zbatuar me Kosovën, për energjinë elektrike.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës vazhdon paguajë për energjinë elektrike në veri. Marrëveshja e qershorit të vitit të kaluar kur palët u pajtuan për një udhërrëfyes për zbatimin të marrëveshjeve të energjisë, brenda 100 ditëve, që sërish dështoi të zbatohej. Kjo me dëshirën e Serbisë, e cila vazhdon të shpërndajë propagandë se serbët s’do paguajnë kurrë shtetit të Kosovës.

Tani është koha e fundit të ndalet kjo padrejtësi ndaj 98 % të qytetarëve në favor të 2% përqindjës së qytetarëve të veriut. Zvarritja e qëllimshme nga ane e Serbisë për marrëveshjes në Bruksel të marr fund, të paguhet rryma ose të ndalet, s’ka rrugë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat