Kur do e kuptojmë se vetëm uniteti i plotë kombëtar e gjunjëzon Serbinë

Opinione

Kur do e kuptojmë se vetëm uniteti i plotë kombëtar e gjunjëzon Serbinë

Nga: Luz Tomaj Më: 8 shtator 2023 Në ora: 07:21
Autori Luz Tomaj

Është e pakuptueshme se, edhe në këtë kohë shtresat politike shqiptare, gjithandej, nuk e kuptojnë pozitën e kombit shqiptar. Për shtrirjen e shpartalluar të kombit, si asnjë komb tjetër, përveç tjerash, fajtore është edhe bashkësia ndërkombëtare, në veçanti Europa.

Historikisht, në agjendën e Serbisë kriminale, ishte zhdukja e shqiptarëve, dhe, mos harroni se, një gjë te tillë as sot e kësaj dite, nuk e heq nga agjenda.

Po të arrihen njëqind marrëveshje, me Serbinë, Serbia, vetëm e pret shansin për përpirjen e Kosovës dhe më gjërë.

Prandaj, vetëm uniteti i plotë i mbarë kombit shqiptar mund t’i eliminojë ëndrrat e Serbisë.

Por, mjerisht, veprimet e shtresave politike, mbarëkombëtare, vite me radhë, nuk e premtojnë unitetin kombëtar dhe, nuk e përjashtojnë rrezikshmërinë nga Serbia gjenocidiale.

Shkurtazi, Shqipëria, si epiqendra e kombit, edhe pas kalimit nga sistemi monist, nuk ofroi shpresa të mjaftuara për të miren e mbarë kombit. Në veçanti, që nga dita kur e mori timonin e Shqipërisë kryeministri aktual, nuk mund t’ia përmendi as emrin, jo vetem se nuk vepron në interes por, kundër interesit të kombit, madje, në vazhdimsi, përpiqet pë zhvillimin e miqësisë me Serbinë.

Në anten tjeter, shtresat politike të Kosovës, që nga fillimi, që nga shpallja e pavarësisë, nuk treguan as njohuri të duhur, as angazhim në procesin e formimit të shtetit. Jo jo, betejat zhvilloheshin dhe zhvillohen, në drejtim të marrjes së pushtetit. Ndaj edhe ndodhen zhvillimi i krimit dhe kapja e shtetit.

Gjërat që ndodhin në parlamentet shqiptare, jo vetem që janë të turpshme por, janë në dëm të popullit, në dëm të përspektives së shtetit, ndërsa, për unitet kombëtar as që mund të flitet. Vërej se, Kryeministri i Shqiprisë, nuk preokupohet se kur bisedon me Kosovën, bisedon me shtetin por, preokupohet se me cilin individ po bisedon. Në Parlamentin e Kosovës, në vend që të diskutohet në interest ë shtetit dhe popullit, aty dëgjojmë fjalë të fëlliqura madje sharje dhe rrahje fizike, gjë që nuk kanë qenë prezente në kulturen dhe traditen kombëtare. Deputetët, i marrin rrogat, mëditjet….

Ndërsa, gjat seancave vetëm hyjnë dhe dalin, mos të them si “bagëtia”. Askush nuk brengoset se a është prezent numri i mjaftuar për marrjen e vendimeve etj.etj. Shtrohet pyetja se a janë, a e ndjejnë veten si përfaqësues të popullit?!!! Një gjë e tillë ndodh edhe për shkak se subjektet politike përmes shtresave udhëheqëse të ngushta, të byrokratizuara, i imponojn edhe kandidatët për deputetë.

Deri tani, nuk ndodhi asnjë veprim, brenda shteteve shqiptare, i cili shpien në drejtim të interesit gjithëkombëtar. Mu për shkak të dobësive të tilla, në vend që, me kohë, Kosova, ti drejtohet Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare, me kerkesë për kompenzimin e dëmeve të luftës dhe përgjegjësinë e kriminelëve të Serbisë në Kosovë, ndodhi që Serbia të inicion dialogun me të cilin edhe sot ballafaqohet Kosova, gjë që në histori, në arenën ndërkombëtare, nuk ka ndodhur që nji dialog te tillë ta inicojë shteti agresor.

Zgjohuni more, zgjohu o popull shqiptar, zgjohuni more shkencëtarë, ndriçoni dhe veproni në drejtim të kultivimit të kultures dhe interesit gjithëkombëtar. Vetëm një unitet i tillë premton dhe sjell mundësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të unitetit kombëtar.

Luz Tomaj, jurist i diplomuar. SHBA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat