Josep Borrell dhe Lajçak në anën e Serbisë, nxitës të ri eskalimit në veri, e akuzuan pa të drejtë Kryeministrin Kurti për dështimin e Marrëveshjes

Opinione

Josep Borrell dhe Lajçak në anën e Serbisë, nxitës të ri eskalimit në veri, e akuzuan pa të drejtë Kryeministrin Kurti për dështimin e Marrëveshjes

Nga: Hafiz Shala Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:56
Autori Hafiz Shala

Unë, do të thosha se, kjo është sjellje e një Adolf Hitleri i shekullit 21 i cili e dëshiron luftën e III - të Botërore. Shprehje e hapur raciste dhe urrejtje e pa përmbajtur ndaj kombit shqiptar ku, nëse Evropa, nuk distancohet nga ky qëndrim i cili, sipas postit qe e mban ky njeri në strukturat evropiane, nënkupton se, edhe Evropa na qenka në këto pozicione, atëhere ne si etnitet kolektiv shqiptar, seriozisht duhet të mendojmë për ekzistencën tonë kolektive në një kontinent i cili, edhe pse populli më i vjetër, jo vetëm që na mohohet e drejta të jetojmë bashkë me popujt tjerë demokratik e civilizuese, e, ne e kemi vërtetua se, edhe pse na është bërë e pa drejtë nga superfuqitë diktatoriale të tipit të Rusisë cariste, tani të Vladimir Putinit, asnjëherë nuk e sulmuam asnjë popull e asnjë komb por, duke bërë koncesione në dëm të vetëvetës për hir të paqes, edhe pse na u grabiten 2/3 e tokave tona historikisht të banuara me popullatë shqiptare nga i njëjti armik shekullor, i cili në luftën e fundit të vitit 1998/99, bishat serbe të shpërngulura nga shpellat e Karpateve të udhëhequra nga krimineli Millosheviç e tani nga krimineli Vuçiq, bënë gjenocid ndaj popullit shqiptar të Dardanisë, po tentojnë që përmes Evropës me politika perfide shoveniste, t’ua dorëzojnë pjesën veriore, pjesa më vitale e Republikës së Dardanisë, të cilën nuk e japim me çfarëdo kushti e çfarëdo çmimi.

Evropa e dinë se Serbia ka qenë shkaktare e Luftës së I-rë dhe të II- Botërore dhe, e vetëdijshme se, një luftë potenciale e nivelit botëror, Dardania është vendi ku një katastrofë e tillë mund të ndodhe.

Presioni zyrtar evropian nda Dardanisë dhe favorizimi i Serbisë kriminale e përkrahur dhe e ndihmuar nga Rusia cariste putiniane, shkon në mullirin e Rusisë-Serbisë që në një mënyrë, disa shtete dhe politika evropiane, në prapavijë punojnë në favor të Rusisë-Serbisë.

Para se kombi shqiptar të reagoj dhe ta filloj vetë organizimin gjithë kombëtar, edhe njëherë të konsultohet më SHBA-t në mënyrën më të sinqertë dhe serioze se, a mund të na garantohet qe pjesa veriore e Dardanisë mos t’i aneksohet Serbisë, qellim kryesor i politikave nacional shoveniste të Vuqiqit para se të organizohemi si një front i përbashkët gjithëkombëtar, në të dy shtetet shqiptare, shtetet fqinjë ku jetojnë shqiptar të ndarë padrejtësisht duke shkaktuar viktima dhe duke humbur territore dhe Diaspora shqiptare gjithandej në rruzullin tokësor, e cila, në kushtet e rrethanave sanksionuese ndaj Dardanisë, duhet ta mbajë barrën financiare për ta mbajtur popullatën gjallë sikur në kohën e Millosheviqit kur e suprimoi Autonominë e vitit 1974, sadopak e avancuar, ku Serbia e vërejti se, Republika e Dardanisë i mori kompetencat e shtetit ani pse ende Autonomi por me një zhvillim ekonomik.

Animin e përfaqësuesve zyrtarë evropian ndaj Serbisë, nuk mund ta pranojmë si komb dhe të jemi në një amulli- mashtrim, ani pse, nuk jemi naiv dhe të pa dijëshem se ku është qëllimi i Serbisë por, tani, na u qartësua se, edhe Evropa është në anën e Serbisë-Rusisë, ani pse këta shtihen se, “çmos po bëjnë qe, Serbinë ta kthejmë kah Evropa”. Iluzion të cilin, ne si shqiptar të diskriminuar, të poshtëruar dhe të injoruar, një gjë të tillë ta pranojmë.

Po na mbani në geto të izoluar, të mashtruar duke na dhënë premtime rreth liberalizimit të vizave ku, duke iu besuar gënjeshtrave tuaja, përmes udhëheqësve të korruptuar e të shantazhuar, hajna qe e vodhën shtëpinë- shtetin e tyre, pranuan t’i falin 8200 hektar pa i marrë parasysh ato 4000 hektar të Debelldesë, ku Serbia ne marrëveshje me Maqedoninë e atëhershme i falin atë pjesë të territorit.

Dhe, më vonë, po të njëjtit udhëheqës të të njëjtit kalbri e rruaza të gjakut, hyjnë në marrëveshje me Serbinë, për ndarje të pjesës veriore duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme, pasojat të cilat po i shijojmë tani.

Po të njëjtit ish udhëheqës, po të thonë që me çdo kusht ta rimarrin pushtetin e humbur nga vota me legjitime e popullit ne historinë e Dardanisë që për qëllim e kanë t’i ikin përgjegjësisë për dëmet që i shkaktuan vendit, duke bërë koncesione, duke vjedhur e pasuruar në mënyrë enorme

Te vjetrit tanë në kullat dukagjinase thoshin: Me prapanicë të zhytur, nuk mund të ulësh në ballë të oxhakut sepse e kundermon atyhen, që i bie se, me prapanicë të zhytur, nuk mund të vish në krye të shtetit apo Qeverisë. A e keni të qartë apo duhet dikush t’ua thotë hapur.

Desh ju zotëri nga Evropa por, duhet t’ia bëjmë me dije edhe mikut tonë historik, SHBA-ve se, nuk do të kemi rrugëdalje tjetër përpos të bashkimit- unifikimit kombëtar si e vetmja zgjedhje për të mbijetuar e për t’i siguruar rinisë sonë një të ardhme e cila, nuk do të varet ma vetëm nga Bashkësia Ndërkombëtare por nga fuqia e sajë, politike, ekonomike, diplomatike e ushtarake.

E dimë se, Evropa e vjetër e cila edhe sot po i manifeston defektet e sajë historike, i frikohet bashkimit e shqiptarëve në një shtet, jo pse ai shtet i bashkuar do të rrezikoj paqen apo fqinjët por, do ta merr suprimacionin, jo me dhunë por me zhvillim ekonomik në bazë të potencialeve ekonomike dhe pasurive natyrore, nëntokësore e mbitokësore dhe turizmi i cili në bregdetin shqiptar ka bërë dhe po bënë bum të madhe turistik si dhe ai dimëror në territorin e Dardanisë.

Çka është ky presion, politik, psikologjik, ekonomik e diplomatik, qe u manifestua edhe ne ndeshjen futbollistike Rumani-Kosovë ku u shfaqen parullat shoveniste të organizuara nga Serbia e ndihmuar edhe nga shteti rumun, e vërteton paraqitjen raciste ndaj një shteti më të rinj dhe më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me gjitha të metat e trashëguara nga një oligarki, ani pse edhe pa përvoja që të udhëhiqet me shtet, mund të reflektohet gjatë kësaj periudhe.

Si po ndodhe qe në të njëjtën kohë kur po zhvillohen diskutimet për gjetjen e një marrëveshje me Serbinë, në të njëjten kohë përderisa po gjykohen luftëtarët e UÇK-së në Hagës, ka filluar hajka e bastisjeve, burgosjeve, konfiskimeve e gjërave personale si telefonat, duke filluar nga familjet e ish heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atyre të cilët ia kthyen pushkën shtetit gjenocidal e kriminal, Serbisë në mbrojtje të shtëpisë dhe familjeve në tokën dardane e jo diku në territorin e Serbisë, ani pse, ato toka janë të tonat.

U ndjeva shumë i shqetësuar kur e kuptova bastisjen e vëllezërve Fazliu, njeri prej tyre, Fahriu, ish nxënës i imi në degën e komunikacionit hekurudhor, për hërë të parë të në kuadër të hekurudhave dardane dhe atyre ish Jugosllave sepse, një profil i tillë nuk ekzistonte as pran Universitetit të Dardanisë.

E gjithë Evropa, sipas këtyre sjelljeve dhe qëndrimeve, shoveniste dhe raciste, i janë të drejtuar vetëm ndaj kombit shqiptar.

Shqiptarët kudo qe jetojnë, duhet të organizojnë demonstrata kundërshtuese kundër politikave evropiane ndaj kombit shqiptar në të gjitha trojet shqiptare, brenda e jashtë atdheut, me theks të veçantë në Diasporë në atë evropiane por edhe në SHBA, ku duhet t’ia bëjmë me dije se, nuk pajtohemi me politikat diskriminuese evropiane prandaj, kërkojmë distancim dhe pjesëmarrjen e tyre të barabartë rreth dialogut, Dardani-Serbi.

Ky është shekulli i shqiptarëve të cilët duhet ta marrin fatin në duar të tyre, pa mbetur në mëshirën e askujt. Jo vetëm historia por edhe gjeneratat që vijnë do të na gjykojnë për neglizhencën dhe mos përgjegjësisë që e kemi në raport me pasardhesit tanë, rini e zgjuar në të gjitha kulturat të cilat janë bërë shembull dhe mburrje kombëtarë në tërë botën. Jemi të aftë, dimë dhe mundemi.

Dhe për fund. Për llogarinë time, Kryeministri Albin Kurti, është një Hasan Prishtina i ditëve të sotme, kur bëhet fjalë në raport me Serbinë në mbrojtje të Republikës së Dardanisë.

Pas promovimit të tre librave të mia me 22 gusht në Bibliotekën Kombëtare “Pjeter Bogdani” në Prishtinë, të cilat ia kam derguar Kryeministrit, ani pse isha në kuadër të Delegacionit të Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane e udhëhequr nga ish Kongresisti Joe DioGuardi dhe Shirley Cloys-DioGuardi me origjinë shqiptare, te nesërmen ia dërgova të tre botimet në njërën nga ato i shkrova:

Me respektin më të lartë, Hasan Prishtinës së ditëve të sotme, alias, Albin Kurtit, Kryeministër i Republikës së Dardanisë”- autori.

Këto botime ia dërgova përmes njërës prej këshilltareve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat