Brenda 24 orëve të fundit 5 të vdekur në komunikacion rrugorë në Kosovë!

Opinione

Brenda 24 orëve të fundit 5 të vdekur në komunikacion rrugorë në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 17 shtator 2023 Në ora: 18:28
Autori Ismail Muçiqi

I dhimbshëm dhe shumë tronditës ishte lajmi i kobshëm i cili doli nga informacioni i kronikës së zezë të Policisë së Kosovës për vdekjen e dy të rinjve në Sveqël të Komunës së Podujevës. Por nuk zgjati shumë morëm lajmin sensacional për vdekjen e dy personave nga Komuna e Pejës të cilët u goditën nga një veturë e mallkuar. Por nuk ishte ky lajmi i fundit doli edhe një lajmë i ri nga zëvendësit e Policisë së Kosovës se nga aksidenti në komunikacion vdiq edhe një person Llapnasell afër Prishtinës.

Sipas institutit të Kosovës për drejtësi nga viti 2017 deri në vitin 2021 janë shkaktuar 80 mijë aksidente prej të cilave afër 500 aksidente kanë përfunduar me fatalitet. Këto shifra janë alarmante për çdo njeri normal të këtij vendi për institucionet e shtetit, për Ministrinë e Punëve të Brendshme për Qeverinë dhe për Parlamentin e Kosovës. Kosova është një vend i vogël me një sipërfaqe prej 10 mijë kilometra katror, rrugët e Kosovës janë me plotë të meta dhe defekte me një fjalë janë larg standardeve të shteteve të zhvilluara përkatësisht të autostradave të Evropës.

Në Kosovë po ndodhin fenomene të ndryshme në jetën e përditshme shoqërore. Sot çdo qytetarë i këtij vendi pretendon të ketë automjete personal dhe telefon të mençur mobil. Këto pretendime të njerëzve të këtij vendi janë kërkesa të cilat po e rëndojnë jetën, standardin dhe ekonominë familjare. Shumica e ngasësve të veturave janë pajisur me patentë shofer shkel e shko, pa u aftësuar në aspektin teorik, e po ashtu pa u aftësuar edhe në aspektin praktikë të vozitjes të automjetit.

Aksidentet e shumta që po ndodhin në Kosovë janë shkaktar të numrit të pafund të auto shkollave të cilat kanë birë si kërpudhat pas shiut e të cilat synim kryesorë kanë përfitimin materialo financiar e shumë pak për ti aftësuar kandidatët për shoferë. Shoqëria Kosovare nga paslufta ka humbur rrugën e vërtetë të transformimit, dhe zhvillimit të gjithmbarshëm. Sot nëpër rrugët e Kosovës për shkak të improvizimeve formale për marrjen e patentshoferit përditë vdesin të rinjtë dhe të rejat në moshën ma vitale të jetës.

Na mungon kultura nga familja, rrethi ku jetojmë shkolla deri tek institucionet më të larta të shtetit. Sot gjenerata e re fare pak këshillohet – mësohet nga prindërit, nga mësuesit apo profesorët për tu bërë njeri i dobishëm, personalitet me integritet për ta ndërtuar jetën duke e zhvilluar sjelljen, kulturën në bazë të arsimimit dhe edukimit nga shkolla apo institucioni arsimorë. Çdo gjë është në shoqërinë tone është shndërruar në interes (në komercializim) materialo financiar, duke i lënë anash vlerat tradicionale shekullore të cilat i kanë kultivuar me shekuj gjeneratat para nesh.

Është koha që këto fatkeqësi që po ndodhin nëpër rrugët e asfaltuara të Kosovës të parandalohen sa më pare. Policia e Kosovës nuk mjafton përmes zëvendësve të raportoj për aksidentet që po ndodhin në komunikacionin rrugorë por ajo ka obligim Kushtetues që të përballet me menaxhimin e sigurisë në komunikacion duke ndërmarrë plane operative ndaj personave që shkelin ligjin dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Duhet të ndërpritet metodologjia e deri tanishme për mënyrën e raporteve zyrtare për ta informuar opinionin e gjerë. Sot Policia e Kosovës Gjykatat dhe mjetet e informimit duhet që publikisht ta informojnë opinionin duke i përmendur me emër dhe mbiemër të gjithë ata delikuen dhe prindërit e tyre të cilët shkelin ligjin duke bërë aventura nëpër rrugët e Kosovës nga depresioni apo skizofrenia individuale. Është e moralshme dhe njerëzore që para opinionit përmes mjeteve të informimit dhe formave tjera ti denoncojnë publikisht të gjithë ata individ të cilët shkaktojnë probleme përmes sjelljes që i shkaktojnë problem shoqërisë dhe po e rrezikojnë jetën e njerëzve të pafajshëm të këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat