Dardan Gashi kur ishte në pushtet gjuante me armë në aheng, u bë analist pse mbeti “rrugëve”

Opinione

Dardan Gashi kur ishte në pushtet gjuante me armë në aheng, u bë analist pse mbeti “rrugëve”

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 09:47
Autori Faton Mehmeti

Çdo natë në studio televizive emisionet politike determinojnë skemën e orës televizive. Mbushur me analistë të ndryshëm, soji i Dardan Gashit mjerisht i jepet hapësirë për të komentuar ngjarjet në vend. Njeri totalisht pa horzionte, pa dije, pa vizion, shkurt e shqip i dështuar në politikë, edhe më shumë si analist. Nuk ka mundësi që të jesh analist i mirë e të jesh ministër i keq, tek të dyja sintetizohet ndajfolja: keq.

Pra, Dardan Gashi nuk ka autoritet as moral, as etikë dhe as dije për të qenë i merituar sado pak për t'i dhënë hapësirë apo edhe për të dëgjuar në njërin nga televizionet tona. Është pikërisht Dardan Gashi me pozitën e zv.kryeministrit dhe ministër i Diasporës gjatë qeverisjes së koalicionit PDK-AAK-NISMA-Lista serbe, kishte shkaktuar ndër skandalet më të bujshme.

Kështu ish zëvendëskryeministrit dhe ish ministrit i Diasporës, bashkë me ish-kryetarin e komunës së Skenderajt si dhe ish dhe këshilltarin e ish zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Endrit Shala, shihen në një video duke gjuajtur me armë në një aheng të organizuar nga Limaj pas lirimit nga akuza në rastin MTPT. Dardani ishte vetëm një pjesë përbërëse e mentalitetit të kohës së qeverisë Haradinaj me ish kryeministrin që e arsyetonte veprimin e zëvendësit të tij e duke pranuar se edhe ai vet ka shkrepur armë nëpër ahengje.

Madje, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që “traditën dukagjinase”, ta bëjë edhe me ligj. Ndër të tjera Ramushi deklaronte se: "Nuk e di qëllimin e asaj ndeje, por të jem i sinqertë, edhe unë ‘qes’", çka shpjegon se kush na ka udhëheq e të njëjtit njerëz akuzojnë qeverinë sot e dalin në studio televizive në rolin e analistëve. Mjerimi shoqëror ka prodhuar sojin e Dardan Gashit në pozita të larta shtetërore, e fatkeqësisht të tillëve u jepet hapësirë televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat