Disidenti

Opinione

Disidenti

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 11:46
Kalosh Ҫeliku

Shekuj me radhë, shkrimtari disident i lindur nga Natyra, nuk ka pasur armiq, por i ka pasur disa “miqë” historik pas shpine. Që, i kanë pri para dhaireve për në “Baba Tomor” në gjirin e Tri Zanave të Maleve. Tyrben e Babashehut. Varrin e tij nën çati të mbuluar me çilimin me këmbë arushe, ku shëroheshin Gratë shterpa. Parashikues, në Malin e Perëndive, ku pihet vera, lindë poezia, dhe bëhet dashuri me Zanat e Maleve. Edhe, i ka përballuar ndërsimet e këlyshëve të tërbuar me zgjebe në arsim, art dhe kylturë. Përmëtepër, edhe u ka shpallë luftë me Penë.

E dëshmojnë këtë edhe shekujt historik, të pushtuar si popull dhe robëruar nga “vëllezërit” dhe “miqtë” tanë historik. Mikun “vëlla” serb, gjatë Mbretërisë Serbo - Kroate - Sllovene (1918 -1941) dhe sistemit komunist jugosllav, me të cilët e kemi përzierë me vite edhe gjakun: kemi dhënë, dhe kemi marrë nuse “Lirie”. Gra me të cilat edhe kemi lindur kopila gjatë sitemit Komumist, dhe të sotshmit Neokomunist me “maqedonasë mish-mashë”.

Pak, më herët edhe me Perandorinë Osmane për më shumë se pesëqind vjet, nga mesi i shekullit të 14 -të deri në vitin 1912. Që Ataturku me prejardhje shqiptare e bëri Shtet demokratik, edhe “mikun” tjetër në Shtetin e “përbashkët” jugosllav të “vëllazërim-bashkimit” me poste politike, dhe pasuri marramendëse: personale familjare, klanore, dhe partiake. Dje, Komunistë. Sot, Neokomunistë?!

Sami Frashëri, poligloti shqiptar u krijoi Gjuhë Letrare Turke. Ndikim të madh në rënien e saj pati edhe ndrarja apo Pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912 -të. Dhe, kështu në vitin 1913 -të, Perandoria Osmane thuajse u largua përgjithmonë nga Ballkani. Në vtin 1922, Perandoria Osmane u shpërbë dhe mori fund zyrtarisht me vendim të Asmablesë së Madhe të Turqisë, që themeloi edhe Republikën e Turqisë në vitin 1923.

Ose, më vonë në “demokraci” me parulla Komuniste dhe Neokomuniste, edhe me Koronavirusin, “armikun e padukshëm”. Dhe, Pandeminë politike. Kjo, e fundit ka qenë edhe vdekjeprusëse, më e rrezikshme sesa sëmundja Komuniste, dhe Neokomunsite: Koronavirusi për njerëzimin, dhe Lirinë. I mbylli kufinjtë politik shqiptaro - shqiptarë. Manifestimet kulturore artistike. Ende, me vaksinë ruse, kineze, ose amerikane. Nuk, mund ta kalosh kufirin pa këtë vaksinë mjeksore! E la në liri “mikun” tjetër me xhamitë turko-arabe me “Allahu Akber” në minaret e xhamive pa Flamurin kuqezi shqiptar me Shqiponjën Dykrenare.

Artistët, nga të gjitha anët të mbyllur me kufinj politik. Edhe, me Gratë besnike: dy metra rrini larg! Mos u përqafoni edhe me Miket besnike! Muzat e poezive. Tinëz, ua ndërseu pas shpine këlyshët e tyre me zgjebe partiake. Dhe, ky shtet i “vëllazërim-bashkimit”, nuk na ka dhënë, Liri. Përveçëse, robëri. Edhe, atë porosinë: Vetëm me Qeverinë e Vëllazërim-bashkimit”, rrini si shqiptarë qafë për qafe!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat